• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Thaçi për Die Presse: Rusia është një kërcënim për Ballkanin

by Java News
24/09/2015 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thaçi për Die Presse: Rusia është një kërcënim për Ballkanin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,  në një intervistë për të përditshmen më të madhe ditore në Austri “Die Presse” ka thënë se Kosova është viktimë e tërthortë e krizës së refugjatëve me të cilën po merret tani intensivisht BE-ja dhe se nuk duhet të përballemi me standarde të dyfishta të saj.

“Ne jemi një viktimë e tërthortë e kësaj krize. Në fillim të vitit ka pasur një periudhë të shkurtër të migrimit ilegal nga Kosova për në BE. Por, ne e kemi ndalur atë. Tani ne jemi duke punuar për të kthyer në Kosovë këta njerëz nga Gjermania dhe vendet e tjera. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne nuk duhet të përballemi me standarde të dyfishta të Brukselit”, ka thënë Thaçi për Die Presse, ku ka sqaruar se ky ishte edhe një mashtrim i kontrabandistëve me interes financiar. “Ne kemi arrestuar disa prej tyre. Dhe ne kemi nisur fushata informuese për të informuar qytetarët tanë që të kuptojnë, se ata nuk do të marrin azil në vendet e BE-së”, ka thënë ministri i Jashtëm i Kosovës,, raporton KosovaPress.

I pyetur nëse ka mundur të imagjinojë gjatë luftës, që një ditë do t’i udhëheq negociatat karshi palës serbe, kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiç, që asokohe ishte ministër i Informacionit në Beograd dhe me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç, i cili ka qenë zëdhënës i partisë së diktatorit Sllobodan Millosheviç, Thaçi ka thënë se negociatat nuk ishin atëherë të pakonceptueshme, por se kurrë nuk do të kishte mundur të imagjinojë se do të luanin në të njëjtin ekip të futbollit, si në Samitin Ballkanik të Vjenës. “Aty në mbrëmje, ekipi i politikanëve të Ballkanit ka luajtur kundër ekipit të politikanëve të BE-së”, ka thënë Thaçi.

Për Die Presse, Thaçi ka thënë se Serbia de facto tashmë e ka pranuar se Kosova është shtet i pavarur. “Beogradi çdo ditë bën hapa që e shpien atë më afër një njohjeje zyrtare të Kosovës. Kryeministri Vuçiç ka luajtur një rol konstruktiv në përfundimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel. Ato janë në interes të të dyja vendeve, që kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve dhe përshpejtojnë procesin tonë të integrimit për në BE”, ka thënë Thaçi.

Për t’u bërë anëtar i OKB-së, Kosovës i nevojitet pëlqimi i Moskës, kurse i pyetur nga Die Presse nëse sheh ndonjë shans, që aleati i Serbisë Rusia ta njeh Kosovën, Thaçi ka thënë se rusët nuk mund të jenë serbë më të mëdhenj se vetë serbët. “Ne kemi lidhur marrëveshje me Beogradin, për t’i normalizuar marrëdhëniet. Prandaj, do duhej që edhe Rusia të ketë një pamje më pozitive për Kosovën dhe që ta njohin pavarësinë tonë. Ne duam marrëdhënie të mira me Rusinë. Por, ne e shohim atë si një kërcënim, pasi që Moska dëshiron të rrisë ndikimin në rajonin e Ballkanit se sa në të kaluarën. Sa më shumë që BE-ja lejon kohë për ta pranuar këtë rajon, aq më i madh do të jetë kërcënimi”, ka përfunduar Thaçi.

Next Post

Eni Koçi arratiset në Londër, ka rënë në dashuri? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

July 4, 2026
VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

July 4, 2026
Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

July 4, 2026
Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

July 4, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Bardhi: Të hetohen pretendimet për dhunë ndaj protestuesit të ndaluar

July 4, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Arrestohet 70-vjeçari në Has, kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

July 4, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

July 4, 2026
Meksika ‘e pathyeshme’ në Azteca, organizimet e Botërorit ndezin polemika

Meksika ‘e pathyeshme’ në Azteca, organizimet e Botërorit ndezin polemika

July 4, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“Protestat shenjë demokracie”, Rama për BBC: PS nuk do të kontribuojë vetëm me reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit

July 4, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shkojnë temperaturat

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In