Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar për nominimin e filmit “Shok” për çmimin Oskar. Ai ka deklaruar se i dëshiron sukses ekipit dhe se do ta kenë përkrahjen e shtetit, komunitetit artistik dhe mbarë Kosovës, transmeton Koha.net. Filmi “Shok” është nominuar në kategorinë e filmave të shkurt.