• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi nuk heq dorë: S’jam tërhequr prej Ligjit për FSK-në

by Java News
07/04/2017 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk e ka tërhequr Ligjin për FSK-në nga Kuvendi i Kosovës.

Pas përfshirjes së ndërkombëtarëve, ai ka kërkuar vetëm kohë për të bërë përpjekjen e fundit për t’i bindur edhe Listën Serbe dhe krijuar bashkërisht ushtrinë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Thaçi ka thënë se iniciativa e tij është veprim i menduar mirë dhe ka ndodhur si rezultat i paaftësisë së institucioneve tona shtetërore dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që gjatë tri viteve të kaluara të themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës, në përputhje me rekomandimet e dokumentit kryesor të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë (RSSS) të miratuar në mars 2014.

“Për më tepër, përfaqësuesit e Listës Serbe për gjashtë (6) muaj me radhë bojkotuan Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e bërë të pamundur që institucionet tona të sigurojnë përkrahjen dhe përfshirjen e tyre në ketë proces jetik për vendin tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.

 

Ai u shpreh optimist, pasi që tash Lista Serbe ka vendosur t’i rikthehen punës në kuadër të institucioneve.

Thaçi ka thënë iniciativën ligjore për themelimin e ushtrisë së Kosovës e ka ndërmarrë jo vetëm për shkak se është obligim kushtetues dhe ligjor, jo vetëm se është e drejtë e jona thelbësore që të kemi ushtrinë tonë, e cila garanton mbrojtjen e sovranitetit tonë shtetëror, mirëpo edhe për shkak se konsideron se Kosova e ka të pamundur të realizoj qëllimin e vet për anëtarësim në NATO, pa themeluar ushtrinë e vet.

Presidenti Thaçi i ka dhënë edhe arsyet e tij, që e kanë bërë të kërkoj edhe pak kohë për t’i bindur Listën Serbe, duke treguar se çfarë ka ndodhur në ndërkohë.“Që nga ndërmarrja e iniciativës ligjore e deri me sot kemi pasur një debat mjaft të dobishëm që ka ndodhur në nivele të ndryshme të shoqërisë tonë dhe dy kthesa apo zhvillime të rëndësishme të cilat mendoj se ofrojnë një perspektivë pozitive për përfundimin me sukses të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Zhvillimi i parë pozitiv, sipas Thaçit, është fundi i bojkotit dhe rikthimi i Listës Serbe në institucionet shtetërore.

Ndërsa, zhvillimi i dytë pozitiv, Thaçi ka thënë se është gatishmëria e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë që të përfshihen në mënyrë aktive për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.Në rast të dështimit të përpjekjeve të ndërkombëtarëve, projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili asaj i ndërron misionin nga civil në ushtarak, mund të vihet në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës pa ndjekur procedura të reja, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
VIDEO+FOTO/ E pazakontë, 58-vjeçari organizon funeral të rremë për të parë kush trishtohej për të

VIDEO+FOTO/ E pazakontë, 58-vjeçari organizon funeral të rremë për të parë kush trishtohej për të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In