• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi: Nuk do të ketë as Shqipëri dhe as Kosovë të madhe

by A R
20/01/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë as “Shqipëri të madhe”, as “Kosovë të madhe”, pasi në vend të kësaj, synohet integrimi i rajonit në Evropën e bashkuar.

Gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë “APA“, Thaçi ka deklaruar se arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, nënkupton që nuk do të ketë më kurrë luftë ndërmjet dy shteteve.

“Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë “APA“, kam biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Duke folur për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kam theksuar se një marrëveshje mes nesh do të krijonte më shumë stabilitet dhe paqe në rajon. Për Kosovën dhe Serbinë kjo do të mundësojë anëtarësimin në BE, derisa për Kosovën edhe në NATO”, bën të ditur Presidenti.

Ai nënvizon se “nuk do të ketë kufij monoetnik dhe të dyja shtetet do të jenë shumetnike. Arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, nënkupton që nuk do të ketë më kurrë luftë ndërmjet dy shteteve. Qytetarët do të kenë një jetë më të mirë, sepse nga jetësimi i marrëveshjes do të përmirësohet edhe gjendja ekonomike dhe do të krijohen më shumë vende të punës, derisa kufijtë do të largohen, duke u bazuar në modelin evropian. Shansi për të arritur një marrëveshje të tillë asnjëherë nuk ka qenë më i mirë, sepse kemi mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së”.

Sipas tij, risia është që edhe Rusia do të jetë në gjendje të pranojë marrëveshjen, nëse të dyja palët pajtohen.

“Prandaj, është me rëndësi që të shfrytëzohet ky momentum për të arritur një marrëveshje të balancuar, e cila merr parasysh interesat e dy vendeve. Në të kaluarën nuk ka pasur një gatishmëri të tillë. Nëse ne nuk e shfrytëzojmë këtë shans, atëherë qytetarët tanë do të na mallkojnë në dekadat e ardhshme. Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me korrigjimin e kufijve, por edhe me aspekte të tjera”, shprehet Thaçi.

Kjo marrëveshje do të jetë gjithëpërfshirëse, vijon ai, e cila trajton edhe çështje të tjera, si çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, të cilët edhe më tutje nuk janë kthyer në vendlindje. Marrëveshja ka për qëllim të zgjidhë përfundimisht problemet dhe të mos jetë një zgjidhje e përkohshme, të cilës pastaj duhet t’i rikthehemi. Nuk do të ketë as “Shqipëri të madhe”, as “Kosovë të madhe”.

“Në vend të kësaj, ne synojmë integrimin e rajonit në Evropën e bashkuar. Në këtë intervistë kam folur edhe për ushtrinë e Kosovës. Ky ishte një vendim i duhur i një shteti sovran, i bazuar në vullnetin e popullit të Kosovës”, përfundon Presidenti i Kosovës.

/kosovapress/ a.rada

Next Post
Pesë këshilla si të djegim dhjamin në zonën e barkut

Pesë këshilla si të djegim dhjamin në zonën e barkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In