• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi në ceremoninë e zgjerimit të Kanalit të Panamasë: Disa vende latine njohin Kosovën

by A R
27/06/2016 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me dhjetëra liderë botërorë, ka marrë pjesë në ceremoninë historike të inaugurimit të zgjerimit të Kanalit të Panamasë.

Thaçi ka theksuar se përfaqësimi i Republikës së Kosovës në këtë ngjarje, krahas shteteve tjera të botës, forcon prezencën dhe subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë.

“Ftesa për të marrë pjesë në ngjarjen më të madhe të Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore është një dëshmi se Kosova çdo ditë e më shumë po e forcon subjektivitetin e saj ndërkombëtar, po e konsolidon pozitën e vet në skenën ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

Gjatë shënimit të kësaj dite, presidenti Thaçi ka zhvilluar shumë takime me homologë nga shtetet e Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore.

Presidenti ka takuar edhe përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur formalisht pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar nga ta që sa më shpejtë të marrin vendimin për njohjen e saj, duke iu bashkuar 111 shteteve të botës.

“Jam takuar me presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të shteteve nga Amerika Latine që nuk na kanë njohur. Ka një frymë shumë optimiste që të lëvizet drejt një pranimi më të shpejtë të Kosovës, madje edhe te shtetet që deri sot kanë hezituar ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar ai.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se Kosova po përfaqësohet në çdo cep të botës, përkrah shteteve më të fuqishme të botës. Në ceremoninë e inaugurimit në Panama janë përfaqësuar mbi 60 shtete të botës nga presidentë, kryeministra dhe ministra të Jashtëm.

Kanali i Panamasë është hapur 102 vite më parë. Për të akomoduar anijet e mëdha të shekullit XXI, është bërë zgjerimi i kanalit të vjetër, si dhe është hapur një pjesë e re e kanalit. Të dielën, më 26 qershor, është mbajtur ceremonia e përurimit të pjesës së re të kanalit./Express/a.m.

Next Post

Partizani tregon objektivat e sezonit të ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In