Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte në mesin e liderëve evropianë që morën pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Mesdheun Lindor/Ballkanin Perëndimor në Luksemburg.
Thaçi shprehi gatishmërinë e Kosovës për të pritur rreth 500 refugjatë.
“Ne e dimë se rrugët ndryshojnë dhe ne po i ndjekim gjërat nga afër dhe po përgatitemi për çfarëdo zhvillimesh.
Kosova dëshiron të jetë pjesë e projekteve për t’u marrë me këtë sfidë të re. Kjo është arsyeja pse kemi shprehur gatishmërinë për të marrë rreth pesëqind refugjatë nëse është e nevojshme”, ka thënë Thaçi.