• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Thaçi kërkesë OKB-së: Mbylleni UNMIK-un, mos shpenzoni para kot

by
21/08/2015 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UNMIK-u ka zero kompetenca në Kosovë, dhe për këtë zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, do të kërkojë mbylljen e këtij misioni.

Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi tha se Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi do të raportojë për sfidat që i ka përballuar me sukses gjatë kësaj periudhe, prej krijimit të Gjykatës Speciale e deri te dërgimi i kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, pastaj ndalimin e emigrantëve që ishte temë në fillim të këtij viti.

“Ndërsa presim që Këshilli i Sigurimit të OKB-së ta njohë këtë sukses të Kosovës dhe të na ndihmojë në hapat tanë të mëtejshëm për anëtarësim në agjencitë e ndryshme të OKB-së”, ka deklaruar Selimi për Radio Kosovën.

Duke komentuar kompetencat e UNMIK-ut në Kosovës, Selimi ka theksuar se kompetencat e UNMIK-ut sot në Kosovë janë barazi me zero.

“D.m.th., UNMIK-u nuk ka kurrë farë kompetenca. Siç mund të shihet, ne jetojmë në realitet dhe jo në ëndrra, e realiteti është se Këshilli i Sigurimit nuk ka pasur konsensus për pavarësinë e Kosovës për shkak të vetos së Rusisë dhe kjo është arsyeja që UNMIK-u asnjëherë nuk ka mundur të mbyllë misionin e tij sepse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, këtë nuk e ka lejuar Rusia. Por Kompetenca nuk ka. Ato kompetenca qeverisëse që i ka pasur, ato janë bartë moti tek Qeveria e Kosovës, ato për sundimin e ligjit janë bartur tek EULEX-i dhe më pas të njëjtat EULEX-i i ka bartur tek Institucionet e Kosovës”.

“Vetë EULEX-i në këtë format po transformohet dhe po mbyllet vitin e ardhshëm, kështu që UNMIK-u këtu është vetëm një hije e të kaluarës që mbetet këtu për shkak të rrethanave që zotërojnë në Këshillin Sigurimit”.

“Edhe sot zëvendëskryeministri Hashim Thaçi do të bëjë thirrje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që OKB të mos shpenzojë para të kota për UNMIK-un në Kosovë, në situatën e përmirësuar kur tashmë ka shtatë vite që Kosova është e pavarur dhe drejtohet nga institucionet e saj legjitime, por Këshilli i Sigurimit të shikojë situatën në Siri, Lindje të mesme, ku njerëzit po vdesin nga uria dhe luftërat dhe do të kërkojë që shpenzimet të cilat UNMIK-u i bën në Prishtinë me dhjetëra milionë euro për stafin e vet, është më mirë të transferohen atje ku ka nevojë shumë më shumë se sa të shpenzohen kot në Kosovë. Por në anën tjetër duhet të kemi një lloj komunikimi me OKB-në, me New Yorkun dhe linja jonë momentale e komunikimit dhe korrespondencës për këtë, është Zyra e UNMIK-ut në Kosovë, deri sa ajo të transformohet në diçka tjetër”, theksoi ai.

UNMIK-u, tha Selimi, nuk ka kurrfarë kompetenca as për sa i përket veriut të vendit, pra katër komunave të banuara me shumicë serbe.

“Pjesa veriore e vendit pas marrëveshjes së normalizimit në Bruksel, ngadalë-dalë po integrohet në institucionet e Republikës së Kosovës; si policia, ashtu edhe Gjykatat ashtu dhe doganat, ashtu dhe bartësit tjerë të institucioneve shtetërore. Pra, të gjitha janë duke vepruar konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kështu që UNMIK-u nuk ka kurrë farë kompetence, as kurrfarë mandati dhe as kurrfarë fuqie ekzekutive në as një centimetër të territorit në Republikën e Kosovës”, deklaroi Selimi.

Next Post

Pushimet mbaruan? Në Vlorë rinia vazhdon feston çmendurisht (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

May 5, 2026
Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 5, 2026
Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

May 5, 2026
Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

May 5, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pashalimani, nga Kinostudjo në… prodhim!

May 5, 2026
Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

May 5, 2026
“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

May 5, 2026
Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

May 5, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In