• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Thaçi ka thënë se koha e serbishtes ka ikur”, oficeri britanik: E bazuar në thashetheme, s’ka raport

by A R
19/07/2023 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oficeri britanik që erdhi në Kosovë në Nëntor të vitit 1998 dhe shërbeu atje, Francis Ladwidge është në nga dëshmitarët në seancën e radhës gjyqësore të ish-krerëve të UÇK-së.

“Thaçi ka thënë në një tubim në Rahovec, se koha e serbishtes këtu ka përfunduar”, ishte ky një raportim i tij, për të cilën është përballur me pyetjet e avokatit të Thaçit, Gregory Kehoe.

Oficeri britanik thotë se ai raportim është bazuar në thashetheme, pra në ato që ai ka dëgjuar dhe nuk ka asnjë raport apo ndonjë fakt që e vërteton një gjë të tillë.

Avokati i Thaçit: Ju thoni se Thaçi ka dhënë një deklaratë në një tubim në Rahovec, ku ka thënë se ka përfunduar koha e serbishtes këtu?

Oficeri britanik: Kjo është në bazë të kujtesës sime, mesa më kujtohet, kjo ka ndodhur në Festën e Flamurit, është diku nga fundi i Nëntorit dhe rreth asaj kohe, kishte njëfarë ndjeshmërie dhe kjo më kujtohet shumë qartë dhe ne, ekipi ynë e vogël e çmuam si të pasigurtë që të udhëtonim nga Prizreni për në Rakovec, për atë arsye, përmbajtja e atij fjalimi më është thënë, përcjellë nga stafi. Unë vetë nuk kam qenë aty dhe atë që e kam thënë, e kam thënë në bazë të asaj që kam dëgjuar.

Pyetje: Pra nuk keni dëgjuar asgjë për këtë as në mediat serbe të jetë përcjellë deklaratat e Thaçit që në Kosovë ka përfunduar koha e serbishtes në Kosovë?

Oficeri britanik: Nuk më kujtohet të më jetë raportuar një gjë e tillë. Nuk kam qenë aty. Kam dëgjuar për të dhe nuk mund të komentoj më shumë se kaq. Puna ime ishte të gjeja njerëzit e zhdukur dhe të trajtoja çështjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në atë kohë ishte e vështirë për ata që nuk ishin shqiptarë që të dilnin në rrugë të Prizrenit dhe në Rahovec. Ishte diku në Ditën e Flamurit, por kështu më kujtohet. Unë nuk kam qenë i pranishëm kur është bërë ajo deklaratë.

Avokati i Thaçit: Detyra juaj si oficer i OSBE për të raportuar lart se kryeministri i qeverisë së përkohshme të Kosovës ka thënë, sikur pretendohet se koha e të folurit serbisht në Rahovec ka përfunduar. A ishte detyra juaj për ta raportuar një gjë të tillë?

Oficeri britanik: Mund ta kem raportuar nëse e kam konsideruar të vlefshme për t’u raportuar.

Avokati i Thaçit: Po, a keni ndonjë raport për këtë? Gjatë diskutimeve me ZPS-në, ju keni raportuar që kryeministri i qeverisë së përkohshme të Kosovës ka bërë një deklaratë të tillë në Rahovec?

Oficeri britanik: Jo, nuk kam parë një raport.

Avokati i Thaçit: Po a keni parë përgjithsisht një raport të tillë ose në OSBE?

Oficeri britanik: Kjo më është raportuar, ajo është e bazuar në thashetheme, në gjëra që kam dëgjuar.

/a.r

Next Post
Pasagjeri ndërron jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës

Fluks pasagjerësh në portin e Durrësit, dyfishohen lundrimet me Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

January 9, 2026
Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

January 9, 2026
Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

January 9, 2026
“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

January 9, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Pas tryezës me përfaqësues të opozitës e shoqërisë civile/ Nesër PD mbledh kryesinë, caktohet data e protestës kombëtare

January 9, 2026
Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

January 9, 2026
Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur

Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur

January 9, 2026
FOTO-Ky është autori i arrestuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë, hyri i maskuar dhe me thikë në dorë dhe..

FOTO-Ky është autori i arrestuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë, hyri i maskuar dhe me thikë në dorë dhe..

January 9, 2026
‘’Trump mund të sjellë ushtrinë në Kolumbi!” Petro: SHBA si perandori, forcat e migracionit si brigadë naziste

‘’Trump mund të sjellë ushtrinë në Kolumbi!” Petro: SHBA si perandori, forcat e migracionit si brigadë naziste

January 9, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Pema e qershisë në Burgun e Burrelit dhe Delta Force

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In