• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi i qëndron premtimit: Themeloj ushtrinë e Kosovës ose dorëhiqem

by Java News
26/03/2017 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nëse projektligji (për transformimin e FSK­-së në ushtri) shkon në Kuvend dhe nuk miratohet, atëherë do të jap dorëheqjen”. Këto kanë qenë fjalët e presidentit Thaçi në momentin kur ndërmori nismën për të transformuar Forcën për Sigurinë e Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Një premtim që Thaçi ka ritheksuar se do ta mbajë, në një intervistë të dhënë për “KosovaPress”.

“Deklarata ime ka qenë shumë e qartë se, nëse projektligji shkon në Kuvend dhe nuk votohet, atëherë do të jap dorëheqjen. Kjo qëndron edhe sot, por unë kam besim se deputetët do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre dhe, e theksoj edhe një herë, një konsensus të tillë të skenës politike Kosova nuk e ka përjetuar kurrë në historinë e saj. Nëse deklaratën e pavarësisë e kanë nënshkruar 109 deputetë, tashmë së paku 110 deputetë duhet të jenë për të votuar ushtrinë e Kosovës”, është shprehur ndër të tjera Thaçi.

Presidenti Thaçi, gjithsesi ka thënë se do të presin rikthimin e deputetëve serbë në institucionet e Kosovës, e më pas që ata të votojnë ndryshimet kushtetuese për themelimin e ushtrisë, por nëse kjo nuk ndodh, kreu i shtetit kosovar është i bindur se këtë do ta bëjnë përmes projektligjit e nisur nga ai, e që tashmë gjendet në Qeveri për shqyrtim dhe komente. Në intervistë, presidenti Thaçi thotë se nisma e tij nuk është e nxituar, madje e quan të vonuar. Që nga viti 2014, kur është bërë rishikimi i sektorit të sigurisë dhe kur dështoi themelimi i ushtrisë, ai thotë se ka kërkuar rikthimin e kësaj çështjeje në Kuvend, por deputetët serbë e kanë bllokuar atë sepse janë të urdhëruar nga Beogradi për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese, të cilat mundësojnë transformimin e FSK­së në Forca të Armatosura.

“Unë jam plotësisht në favor të ndryshimeve kushtetuese, sepse do të ishte një proces vendimmarrës me interes të përbashkët, por aktualisht ‘Lista Serbe’ e ka thënë qartë se nuk do t’i votojë ato. Unë dhe i gjithë spektri politik do të presim deri në sekondat e fundit ardhjen dhe votimin e ‘Listës Serbe’ për ndryshimet kushtetuese, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të vazhdojmë me projektligjin që kam nisur unë”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës kujtoi edhe njëherë se bashkësia ndërkombëtare nuk pajtohet me metodologjinë e themelimit të ushtrisë, por nga ana tjetër nuk e ka ruajtur dinamikën e interesimit për të kthyer “Listën Serbe” në proceset e rëndësishme për shtetndërtimin e vendit. Megjithatë, presidenti nuk ka ende ndonjë datë se kur do të mund të harmonizohen qëndrimet.

a.ç

Next Post

VIDEO/Çadra e PD kthehet në cirk, 'protestuesit' luajnë bowling

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In