• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thaçi i Maqedonisë: Mbështes Hashim Thaçin për korrigjimin e kufijve në Preshevë

by Java News
09/08/2018 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, në kongresin e fundit partiak mori edhe një mandat për të drejtuar partinë në katër vitet e ardhshme. Proceset e rënda në rajon, integrimi në NATO dhe BE, negociatat Prishtinë-Beograd dhe periudha me shumë të panjohura që e pret Maqedoninë kanë bërë që Thaçi sërisht të jetë kandidati më i përshtatshëm për lider partie.

Ai nuk dëshiron të flasë nëse do të ndodhë ringjallja e PDSH-së, pasi thotë se kjo parti ka qenë gjallë tërë kohën. Paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pret të jenë të parakohshme, PDSH sërish të kthehet në faktor që përcakton proceset në Maqedoni.

Lideri i PDSH-së u përgjigj për të gjitha temat, nacionale e rajonale në kuadër të ciklit të intervistave “Me shkas”. Intervista e plotë do të publikohet të enjten në ora 20.00, ndërkohë që më poshtë e gjeni pjesën e intervistës (tekst dhe video) që ka të bëjë me mundësinë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovoës dhe me rolin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në këtë proces.

E përmendët ndarjen, por ta saktësojmë. Ditëve të fundit po flitet për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Ekspertë të huaj thonë se një marrëvshje e tillë për situatën në rajonin e Ballkanit është e rrezikshme dhe mund të hapë “kutinë e pandorës”.
Mendoj se ka një keqkuptim. Unë ndryshe e kam kuptuar Presidentin e Kosovës dhe taktikën e tij. Më vjen shumë keq që shumë njerëz u implikuan pa vetëdije në debate, që e paraqitën presidentin e Kosovës në një situatë të duket si e palakmueshme. Duke nisur nga përvoja ime 30 vjeçare në politikë, unë e kam parasysh se çfarë thotë presidenti i Kosovës, çfarë qëllimi ka dhe plotësisht e mbështes atë që bën presidenti i Kosovës. Kam një apel për të gjitha institucionet, për forcat politike në Kosovë, Shqipëri e këtu (Maqedoni), që ta mbështesin presidentin e Kosovës në këtë finale të lojës. Këtu s’ka më kthim mbrapa. Kjo është finalja dhe ne duhet të jemi shumë të përgatitur e shumë të bashkuar në një qëndrim drejt Serbisë. Unë mendoj se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë në tërësi do t’i relaksojë raportet serbo-shqiptare dhe me automatizëm edhe raportet maqedonaso-shqiptare. Kjo është një çështje shumë, jashtëzakonisht e rrastësishme. Atëherë, çka bën presidenti i Kosovës? E kthen me kokë teposhtë strategjinë serbe që gjithmonë e ka bërë me shqiptarët dhe popujt tjerë. Serbët vijnë ta marrin tokën, qendrën e qytetit apo të fshatit, vijnë ta marrin udhën e mëhallës, hyjnë ta marrin krejt oborin e shtëpisë, gjysmën e shtëpisë e thonë hajde bëjmë dialog tash. Ti i thua për çfarë të bëjmë dialog. E ai ta kthen: ta lë unë një dhomë në shtëpinë tënde e dhjetë metra në oborin tënd. Serbia ka marrë tokë prej shqiptarëve. Presidenti i Kosovës e përdor simbolikën me Luginën e Preshevës duke iu thënë se atë tokë ju e keni okupuar nga ne dhe se ne nuk e pranojmë filmin e vjetër që të negociojmë brenda oborit tonë. Ky është qëllimi i presidentit të Kosovës.

Po a nuk e keni parasysh Republika Serbskën, pse jo edhe Maqedoninë, Sanxhakun…
Presidenti i Kosovës thotë se ju nuk mund as endërr ta shihni ndarjen e Kosovës, që është qëndrim i njëjtë me bashkësinë ndërkombëtare.

Por ai thotë korrigjim të kufijve…
Korigjim të kufijve në raport me Preshevën. Të jeni të sigurtë se semantika e krejt këtij fjalori është kjo: serbët ta harrojnë filmin ku kanë ardhur e kanë marrë shtëpi, kanë marrë mëhallë, kanë marrë gjysmën e shtëpisë e të thotë hajde të negociojmë për këto dy dhoma që kanë ngelë. Jo, jo…

Nëse shqiptarët do të flasin për Preshevën, serbët do të flasin për Mitrovicën e Veriot…
Jo, nuk mund të flasin. Më lejoni të jem më i qartë: serbët vazhdojnë me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë në mënyrë institucionale. Dhe, presidenti i Kosovës ua bën me dije që të punojnë në përmbushjen e të drejtave të qytetarëve të tyre në Serbi, e mos të vijnë e të bëjnë dallavere në Kosovë. Ky proces i dialogut do të zgjasë, e presidenti Kosovës do t’u thotë – urdhëroni t’i shohim dokumentet pozitive juridike të Kosovës, kushtetutën, ligjet, të drejtat e serbëve, gjuhën serbe, investimet, buxhetin… I kanë këto shqiptarët e Preshevës? Në numër përafërsisht janë njësoj si serbët e Kosovës poashtu edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj, kjo që thotë presidenti i Kosovës është taktikë e fuqishme dhe parapërgatitje për negociata të rënda dhe të vështira. Mua sinqerishtë më pengojnë politikanë që sot kanë marrë përsipër t’i tregojnë presidentit të Kosovës se janë “më katolik se Papa”. Insistimi për të mbështetut një negociator të këtillë ka simbolikën e vet brenda shqiptarëve – presidenti i Kosovës është drejtues politik i luftës çlirimtare të shqiptarëve, pa marrë parasysh si e ka emrin. Pra, do të ishte legjitimim i asaj lufte. Presidenti i Kosovës është person që ka marrë pjesë drejtpëdrejtë në kryengritje të armatosur kundër një rregjimi kriminel që ka bërë gjenocid në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci. Do të ketë plot kohë që figura e presidentit të Kosovës të kritikohet, të shahet, të mësohet por pas kësaj.

Por kjo nuk i jep legjitimitet të negociojë e të merret vesh për çfarë të dojë, pa miratim të institucioneve të Kosovës, të qeverisë, parlamentit…
Padyshim se duhet të respektohet Kushtetuta. Presienti i Kosovës e thotë pandërprerë se e respekton kushtetutën që parasheh sovranitetin e Kosovës. Por, unë e kam fjalën se beteja politike tani që jemi në finalen e dialogut shqiptaro-serb duhet të jetë brenda nesh. Po doli jashtë krejt këto biseda do të keqpërdoren në tavolinën e dialogut. Për shembull, do të keqpërdoret një deklaratë e pakujdesshme e Menduh Thaçit që vjen nga Maqedonia, do të keqpërdoret një deklaratë që vjen prej Shqipërie, do të keqpërdoret ndonjë deklaratë e ndonjë intelektuali apo analisti që merr pjsë në ndonjë seminar në Beograd…Ju dini se unë nuk kam ndonjë afërsi personale apo simpati politike për presidentin e Kosovës. Por, nëse diçka më ka pëlqyer në këto vite në politikë është taktika e presidentit të Kosovës në dialogun me serbët dhe kjo u dhemb serbëve: boll më negocioni brenda territorit tonë.

Kjo taktikë e presidentit të Kosovës a mund të ketë ndikim edhe te ne këtu në Maqedoni?
Po. Pse ndalet çështja e ridefinimit të kufijve? Për shkak të Maqedonisë. Se fundja fundit, kur të hyjsh në proces të dialogut do të gëlltisish diçka të dhimbshme, por problemi është se sa ti tregohesh i dobët në atë proces. Nëse dikush me iluzion të “romantizmit nacional” mendon se nga procesi i dialogut me Serbinë ne shqiptarët do të dalim pa mos na munguar asnjë thua apo qime, nuk është serioze. Unë thjeshtë po flas për taktikën që ka zgjedhur presidenti i Kosovës dhe të jeni të sigurtë se është një taktikë, një fjalor para-negociues semantik që mirëkuptohet nga bashkësia ndërkombëtare.

a.ç

Next Post
I nxehti afrikan prek Shqipërinë, ja sa do të shkojnë temperaturat sot

Vapa përvëluese, ja sa pritet të shkojnë temperaturat sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, Karamuço: Mbi 30 diplomatë do monitorojnë procesin

December 10, 2025
Zbulimi historik, arkeologët: Njerëzit e ndezën zjarrin 350.000 vjet më herët nga sa mendohej

Zbulimi historik, arkeologët: Njerëzit e ndezën zjarrin 350.000 vjet më herët nga sa mendohej

December 10, 2025
Berishizmi i Lapajt, nga llastimi i Athinës te gjetja e armiqve të brendshëm

Gara e Avokatit të Popullit, Lapaj për Endrit Shabanin: Njeri pa karakter, i përdorur nga Rama

December 10, 2025
Horror-Burri vret në mënyrë makabre gruan 38-vjeçare/ Ia copëtoi trupin brenda në blender ndërkohë që shihte video në..

Horror-Burri vret në mënyrë makabre gruan 38-vjeçare/ Ia copëtoi trupin brenda në blender ndërkohë që shihte video në..

December 10, 2025
Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Belind Këlliçi sqaron mesazhet e publikuara në media: Tentativë e sponsorizuar për të më baltosur, po ndjek rrugën ligjore

December 10, 2025
Sky dhe Enchro Chat/ Karamuço: Disa biznesmenë nën hetim nga SPAK! Ja çfarë mund të ndodhë ditën e zgjedhjeve

Operacioni në Fushë-Krujë, Karamuço jep detajet: 3 persona janë larguar drejt Dubait

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In