• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thaçi, gjyqi numër 2: Në 17 nëntor shpallet vendimi për pengim të drejtësisë

by A R
13/10/2026 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Hashim Thacin, llogaria me Dhomat e Specializuara në Hagë nuk është mbyllur ende: Në 17 nëntor, në orën 10:00 të mëngjesit do të shpallet aktgjykimi ndaj ish presidentit të Kosovës dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, si dhe nëntë muaj për Hajredin Kuçin.

Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa mbrojtja e Thaçit ka kërkuar lirimin e tij, duke argumentuar se mungojnë provat për dënim.

Sipas aktakuzës, Thaçi dyshohet se gjatë vitit 2023 u ka përcjellë vizitorëve në paraburgim informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre, me përfshirjen e pretenduar edhe të të akuzuarve të tjerë.

Gjatë nisjes së gjykimit, në shkurt të këtij viti, organi i akuzës publikoi edhe incizime audio nga takimet e Thaçit me vizitorët në paraburgim, të cilat, sipas saj, mbështesnin pretendimet për përpjekje për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve.

Ky proces është i shkëputur nga gjykimi për krime lufte, në të cilin Thaçi u dënua me 25 vjet burgim.

Prokuroria ka kërkuar që, nëse shpallet fajtor edhe për pengim të drejtësisë, dënimin e ri ai ta vuajë pas përfundimit të dënimit të parë, dhe jo njëkohësisht, cka do të thotë që periudhat e burgimit të llogariten njëra pas tjetrës.

Next Post
VIDEO / Si u aksidentua gazetarja e “Fiksit”. A qendrojnë pretendimet për atentat?!

VIDEO / Si u aksidentua gazetarja e "Fiksit". A qendrojnë pretendimet për atentat?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com