• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Thaçi: Gjykata e Posaçme – javën e ardhshme

by
29/07/2015 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, beson që javën e ardhshme, parlamenti do të votojë ndryshimet kushtetuese për ngritjen e Gjykatës së Posaçme për krime lufte.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se Parlamenti i Kosovës pritet të votojë javën e ardhshme ndryshimet kushtetuese që mundësojnë ngritjen e Gjykatës së Posaçme, që do të trajtojë pretendimet për krime lufte. Zoti Thaçi, që drejton Partinë Demokratike, mblodhi sot grupin parlamentar të kësaj partie për të diskutuar këtë çështje pas dështimit të parlamentit më 26 qershor që të miratojë ndryshimet kushtetuese. Ishin 13 deputetë të Partisë Demokratike që votuan kundër, abstenuan, apo nuk morën fare pjesë në seancën e 26 qershorit, e cila nxiti shtimin e trysnisë ndërkombëtare për gjetjen e rrugëve për votimin e serishëm të ndryshimeve kushtetuese.

Kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, tha se ishte rekomandim i grupit të tij që kjo çështje të hidhet në parlament javën e ardhshme.

“Kjo është në interesin e politikës së Kosovës, në interesin e institucioneve të vendit, në interesin e shoqërisë kosovare, në interesin e perspektivës euroatlantike. Por, natyrisht se është edhe në interesin e së kaluarës edhe të së ardhmes së shtetit të Kosovës dhe vazhdimësisë së thellimit të partneritetit me Bashkimin Evropian, me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne ndajmë vlera të njëjta, ndajmë interesa të njëjta dhe kjo gjë do të ndodhë në javën e ardhshme”, tha zoti Thaçi.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës. Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Opozita po bënë thirrje që të respektohet vendimi i deputetëve të parlamentit dhe të hiqet dorë nga themelimi i saj në formën si është ofruar aktualisht. Udhëheqësit e saj thonë se nuk janë kundër një gjykate për krime lufte, por kërkojnë që ajo të jetë gjithëpërfshirëse, ndërsa janë duke diskutuar rrugët e siç thuhet, pengimit të votimit të serishëm që sipas tyre do të dëmtojë rëndë demokracinë në vend.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën. Ata thonë po ashtu se dështimi i Kosovës për të ngritur gjykatën mund të çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo do të jetë e dëmshme për shtetin e ri.

Votimi i ndryshimeve kushtetuese kërkon dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve si dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave kombëtare. /VOA/

Next Post

Kim Kardashian gënjen për shtatzaninë e saj? (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In