• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi: Demarkacionin duhet ta ratifikojmë, por kjo ende s’bën për liberalizimin e vizave

by Java News
14/10/2017 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i shtetit Hashim Thaçi, i cili sa ishte kryeministër kishte emëruar Komisionin për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e si ministër i Punëve të Jashtme e nënshkroi marrëveshjen ndërshtetërore, vazhdon të besoj se marrëveshje mbi të cilën e ka vënë firmën është e drejtë.

Në një intervistë për DË, Thaçi ka thënë se “Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur marrëveshje, të saktë të drejtë dhe të qëndrueshme profesionale dhe të përgjegjshme shtetërore”.
Sipas tij, tash problemi nuk është ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, por problemi është te votimi në Kuvendin e Kosovës.

“Prandaj duhet të fokusohemi të gjithë që t’i sigurojmë dy të tretat e votave në Kuvend për të votuar marrëveshjen.

Kjo marrëveshje është e përmbyllur në mënyrë të përgjegjshme institucionale prej komisionit shtetëror të Republikës së Kosovës, pastaj prej dy komisioneve tjera ndërkombëtare, gjithashtu e kemi edhe vlerësimin e NATO-s e kemi edhe vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kështu që prej të gjithë faktorëve institucionalë politikë ndërkombëtarë e ka marrë bekimin kjo marrëveshje”, ka thënë Thaçi, përcjell Koha.net.

“Kjo për Washingtonin, Brukselin, NATO-n është e përmbyllur, prandaj ne duhet të jemi shumë syçelë, shumë të vëmendshëm shumë të përgjegjshëm që t’i kryejmë obligimet tona të marrëveshjeve shtetërore, sepse marrëveshjet shtetërore nuk janë leksione të orëve të gjeografisë, por janë të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë më tej ai.

Duke komentuar faktin se çështja e demarkacionit lidhet me liberalizimin e vizave për kosovarët, Thaçi ka thënë se do që të ritheksojë se qëndrimi i Bashkimit Evropian është absurd dhe i turpshëm në raport me qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Kosovës.
“Ne nuk kemi kërkuar as më pak e as më shumë sesa të trajtohemi barabartë sikurse vendet e tjera të rajonit e jo të dyfishohen kriteret.

Megjithatë prej 95 kritereve për liberalizimin e vizave, 94 prej tyre i kemi plotësuar, ka mbetur edhe ratifikimi demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë jemi të vetëdijshëm që pa implementimin e këtij kriteri nuk ndodh liberalizimi i vizave nga BE-ja”, ka thënë Thaçi. Ai nuk është i bindur se edhe pas ratifikimit të mundshëm të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, Kosovës do t’i liberalizohen vizat, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Kërkohej për terrorizëm, gjykata e Durrësit liron shtetasin turk

FOTOT në gjykatë, profesori turk me pranga në duar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com