• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Thaçi: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, një ndër prioritetet e qeverisë

by
30/07/2015 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Kosovës, ligj për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore, ndërsa ndryshimet kushtetuese drejt transformimit të FSK në FAK dhe krijimit të Gjykatës Speciale ende nuk janë në axhendë.
Në  seancën e sotme plenare të Kuvendit kosovar, zv/kryeministri e ministri i Jashtëm Hashim Thaçi tha se, një nga prioritetet kryesore të qeverisë për këtë vit është anëtarësimi i Kosovës si shtet në organizata të ndryshme rajonale, evropiane dhe ato botërore.

“Në kuadër të kësaj është edhe përkushtimi dhe zotimi ynë që të anëtarësohemi sa më shpejtë në UNESCO, si një organizatë që do të na hapë perspektivë edhe për anëtarësimin edhe në shumë organizata tjera të OKB-së”, u shpreh ai, duke shtuar se mendonte se është një situatë e rrethanë e përshtatshme për Kosovën që të aplikojë dhe të anëtarësohet.
Në përgjigje të një pyetje parlamentare Thaçi theksoi se “natyrisht se është bërë lobim i fuqishëm nga ana e Kosovës së bashku me partnerë ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë jemi dëshmitarë edhe të reagimeve shqetësuese të qeverisë së Serbisë. Por, ajo që është shumë me rëndësi mund të konfirmoj se i tërë procesi është duke shkuar në një rrethanë të favorshme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”.
Në  17 korrik,  MPJ kosovare bënte të ditur se, Kosova sapo kishte aplikuar për anëtarësim në UNESCO, agjencionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë, ndërsa anëtarësimi pritet në nëntor.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me deklarime jashtë rendit të ditës dhe me pyetje parlamentare, ndërsa në axhendën vijuese është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive  tokësore dhe zgjedhja e 5 anëtarëve të bordit të Radio Televizionit  publik, për të cilët po zhvillohet procesi i votimit të fshehtë.

Në Kuvendin e Kosovës, ende nuk janë në axhendë ndryshimet kushtetuese drejt transformimit të FSK në FAK, për të cilin ka kushtëzime nga Lista Srpska dhe krijimit të Gjykatës Speciale, për të cilën ka mungesë votash.

Gjykata Speciale do rikthehet në axhendë  pasi të sigurohen votat e mjaftueshme dhe pritjet janë për javën e arshëshme. Në seancën e 26 qershorit mungonin 5 nga numri i nevojshëm 80 i votave të Kuendit 120 anëtarësh, kur opozita nuk mori pjesë e nga pozita 7 ishin kundër, 2 abstenuan e 4 mungonin.

Në 20 korrik, para se të futen në axhendë seance plenare të Kuvendit  propozim-amendamentet kushtetuese të propozuara nga qeveria për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, me kërkesë të shumicës së përfaqësuesve të subjekteve politike, Kryesia e Kuvendit vendosi “t’u japë kohë partnerëve të koalicionit të zhvillojnë konsultimet”.

Lista Srpska, me 10 deputetë, pjesë e koalicionit qeverisës në deklarata ka shprehur qëndrimin se, “nuk do të votojë transformimin e Forave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës derisa të përmbushen katër kushte”, të cilat janë: Formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, emërimi nga komuniteti serb i zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, zëvendësi i komandantit të FSK-së të jetë poashtu nga radhët e komunitetit serb si dhe ndërprerja e privatizimit nëpër komuna, përfshirë Brezovicën (qendër turistike) dhe Trepçën (kombinatin xehtaro metalurgjik kimik ).

Për miratim  ndryshimesh kushtetuese dhe disa ligjeve  të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës duhen edhe dy të tretat e votave të 20 deputetëve të komuniteteve pakicë, gjysma e të cilëve janë serbë.

Derisa nuk ka as paralajmërime se kur do jenë në axhendë ndryshimet kushtetuese drejt krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, sot në seancën e Kuvendit, në axhendë janë çështje të tjera, përfshirë edhe interpelancën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Memli Krasniqi, rreth të cilës pikë e pikave tjera të rëndit të ditës pati debat.

Next Post

Marina dhe Luana shijojnë Ulqinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

April 14, 2026
Pamje dramatike nga zjarri në pallat, zjarrfikësit në luftë me flakët, evakuohen banorët

Pamje dramatike nga zjarri në pallat, zjarrfikësit në luftë me flakët, evakuohen banorët

April 14, 2026
Rëndohet situata në kompleksin pranë QSUT-së, banorët në panik nga zjarri masiv, “përplasen” me zjarrfikësit

Rëndohet situata në kompleksin pranë QSUT-së, banorët në panik nga zjarri masiv, “përplasen” me zjarrfikësit

April 14, 2026
Meta letër publike Komitetit të Helsinkit: Po persekutohem! Më është mohuar komunikimi me familjen dhe partinë, më kufizohet ajrosja

Meta letër publike Komitetit të Helsinkit: Po persekutohem! Më është mohuar komunikimi me familjen dhe partinë, më kufizohet ajrosja

April 14, 2026
Video tronditëse nga Tirana/ Shkrumbohet nga zjarri fasada e një prej pallateve në kompleksin pranë QSUT-së

Video tronditëse nga Tirana/ Shkrumbohet nga zjarri fasada e një prej pallateve në kompleksin pranë QSUT-së

April 14, 2026
Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë

Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë

April 14, 2026
Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo çështje të interesit kombëtar

Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo çështje të interesit kombëtar

April 14, 2026
Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

April 14, 2026
RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

April 14, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In