• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tha se nuk e dinte se ishte shtatzënë, gjinekologia shpjegon rastin e 20-vjeçares

by
19/04/2022 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e pazakontë ndodhi para pak ditësh ku një  20-vjeçares iu drejtua urgjencës me shqetësimin e dhimbjes së barkut e më pas lindi një foshnje në tualet.

Protagonistja e ngjarjes pretendon se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj. Ndodhia shkaktoi një habi te vetë ajo, familjarët dhe stafi mjekësor, megjithatë tashmë e reja është shëndoshë e mirë së bashku me foshnën.

Ndonëse ky është një rast i rrallë në vendin tim, gjinekologia Mimoza Keta shpjegon në “Rudina” se konsiderohet “shtatzëni kriptike” ose ndryshe e fshehtë. Në rastet e një shtatzënie të tillë, mjekja nënvizon se është e padukshme deri në javën e 22-të, por që më pas është e pamundur të mos e dallosh.

Mimoza Keta: Kjo është një vajzë e re, 20 vjeç dhe nuk është minorene që të mendosh që nuk di gjë dhe ajo ka kryer një raport seksual që ka ngelur shtatzënë. Mund të ndodhë që shqetësimi që ajo ka, së pari, në këto lloj shtatzënish, nëse bën një test shtatzënie që nuk i ka shkuar mendja ndoshta ndonjëherë për ta bërë do i rezultonte pozitiv sepse rritet një hormon që në testin shtëpiak jep patjetër dy viza dhe tregon që je shtatzënë. Vonesa menstruale nuk është shenjë e sigurt e shtatzënisë, por prania e këtij hormoni është shenjë e sigurt që tregon praninë e shtatzënisë në mitër ose jashtë saj.

Rudina Magjistari: Një shtatzëni shoqërohet gjithmonë me një ndërprerje të menstruacioneve?

Mimoza Keta: Jo gjithmonë. Mundet që në periudha të caktuara ose në ditët kur gruaja pret menstruacionet të ketë një gjakrrjedhje të lehtë që korrespondon me ditën e menstruacioneve dhe ajo mendon “më erdhën, nuk kam mbetur shtatzënë”. Megjithatë kjo shtatzëni kriptike mund të mbetet e tillë deri rreth javës 20-22-të të shtatzënisë dhe rastet në botë nga studimet kanë një raport 1 me 2500. Nuk kanë shenja vagale të shtatzënisë si të vjella, lodhje, gjumësia etj.

Rudina Magjistari: Po rritja e barkut?

Mimoza Keta: Deri në javën e 20, nëse statura është e lartë, nuk të duket shumë barku dhe nuk mendon që je shtatzënë. Në momentet pas javës së 22 që fillojnë lëvizjet e para të bebit, këtu merr fund kjo shtatzëni kritike që ne i themi shtatzëni e fshehtë. Ndryshimet në fytyrë, një fytyrë më e shëndoshë, faqet si  petull, dalin shenjat e shtatzënisë, fryrja në gjoks dhe prominimi i barkut që fillon të dalë, është tremujori i dytë i shtatzënisë kur barku del përpara dhe nëna e kupton sepse ndien lëvizjet e fëmijës.

Më tej, mjekja thekson rëndësinë e kontraceptivëve dhe edukimit seksual të të rinjve, të cilët tashmë kanë ulur moshën e tyre aktive për marrëdhëniet e para.

/b.h

Next Post
Presidenti i ri/ Ekonomi: Në zarfin e tre emrave që propozuam sot, ishte edhe një zonjë

Presidenti i ri/ Ekonomi: Në zarfin e tre emrave që propozuam sot, ishte edhe një zonjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In