• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tha se kishte të dashur, por i ati e “tradhtoi”: Ja strategjia e Kristit për të mbajtur Kejvinën larg pasi modelja e “ftoi” për s*ks

by Java News
14/01/2023 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Modelja Kejvina Kthella është ndër banoret më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother”. Duket se menjëherë ajo ka fituar vëmendjen e publikut, por edhe të banorëve të tjerë.

Por, duket se interesi i modeles është pikërisht për Kristin. Kujtojmë se djali i Robert Aliajt ka deklaruar se jashtë ka një lidhje dhe një person që e pret, ndaj edhe zgjedh të qëndrojë sa më larg femrave.

Por, duket se Kejvina është e vendosur ta bëjë për vete. Modelja ka shkaktuar humor me veprimin e saj të fundit brenda shtëpisë së BBV kur i ka hyrë në shtrat gjatë natës Kristi Aliajt. Ajo ishte në përpjekje për t’i bërë një lojë, por pasi pa që nuk e kishte arrirë qëllimin e saj, tha që Kristi nuk ia vlen.

“Më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im”. Teksa drejtohet nga dhoma dhe thotë më pas “s’ia vlen ky moj të thashë”.

Megjithatë, Kejvina duket e vendosur për të fjetur me Krist Aliajn në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Gjatë gjithë kohës, ajo ka vijuar me ngacmime ndaj Kristit.

“O do fle me ty sonte, o ti nuk do flesh fare, o do flemë bashkë, ose do rrimë zgjuar”, tha modelja.

Nga ana tjetër, Kristi iu përgjigj ftohtë kësaj ftese: “Po mirë, nuk po fle fare!”. Ajo që duket si lojë brenda shtëpisë, jashtë perceptohet se në fakt modelja e pëlqen Kristin dhe ka nisur ta joshë atë.

Ndërkaq, modelja nuk i ka ndalur edhe provokimet e drejtpërdrejta ndaj tij “Dua edhe salsiçe…”, tha Kejvina gjatë bisedës me banorët, batutë që ka shkaktuar shumë të qeshura mes tyre.

Duket se gjithë kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e babait të Kristit, artistit, Robert Aliaj.

Roberti së fundmi ka treguar se Kristi nuk është i lidhur. Sipas Robertit kjo është një strategji e Kristit për të mbajtur larg femrat që nuk i pëlqejnë.

“Mua më pëlqeu një gjë te Kristi, që edhe pse Kristi praktikisht nuk është se ka ndonjë lidhje serioze me kaq sa di unë, se unë jam baba i vet dhe i di të gjitha se e kam si shok. Unë e vlerësova këtë gjë dhe më erdhi mirë që ai kur e pa që nuk kishte gjë për Kristin, nuk pa që të kishte ndonjë femër që Kristi të bënte dhe ndonjë lloj loje dhe do mbetej publike, por të paktën ishte një femër që ja vlente, Kristi tha që unë jam i lidhur.

Domethënë, ishte strategji e paparë ajo, me refuzu ato që s’i duken si femra atij. Kristi gjuan për femra, nuk gjuan për silikon, është si baba i vet”, tha Robert Aliaj për “Syri tv”.

Duket se Kristi ka zgjedhur këtë strategji për të qëndruar larg vëmendjes së femrave, por ende nuk ia ka dalë.

Megjithatë, ngacmimet mes Kristit dhe Kejvinës nuk kanë munguar. Kristi është shprehur në mënyrë ironike se si është të jesh i martuar me Kejvinën dhe normale që Kejvina nuk e la pa përgjigje.

“Imagjino ta kesh Kejvinën grua”. E duket se përgjigja e modeles nuk ka munguar. “Lum ai.. me siguri nuk do mërzitet kurrë se çdo ditë do i dukem një njeri ndryshe”.

Por, brenda shtëpisë, duket se kjo marrëdhënie po shkon drejt një lidhjeje. Kejvina në një bisedë me banorët tha që nuk ka thënë që do të lidhet me Kristin. Olta ia ktheu se drejt këtij muhabeti po shkojnë. Kejvina u shpreh që njerëzit që nuk flasin ka qejf t’i zbuloëj, “jam pak kurioze si tip”.

Armaldo ka qenë i parë që e ka kuptuar që kjo është një strategji nga Kristi për të mbajtur femrat larg.

“Mbase mos nuk ka njeri që e pret jashtë mund të jetë dhe strategji për t’u bërë interesant”. Megjithatë, Kristi e ka përgënjeshtruar tenorit, duke u shprehur se nuk ka interes ta bëjë një gjë të tillë./m.j

Next Post
La mësuesinë për t’u bërë shofere autobusi, njihuni me 33-vjeçaren shqiptare që bën mijëra kilometra në linjat ndërkombëtare

La mësuesinë për t'u bërë shofere autobusi, njihuni me 33-vjeçaren shqiptare që bën mijëra kilometra në linjat ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In