• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tha se e përdhunuan dy shokët e të dashurit… dëshmia kontradiktore e 14 vjeçares

by Java News
13/12/2016 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e vajzës 14-vjeçare e cila akuzoi të dashurin e saj dhe dy shokët e tij se e kishin përdhunuar.

Burimet thanë se për “Panorama” se për shkak të moshës së mitur, vajzës nuk mund t’i merrej deklarim pa prezencën e prindërve dhe të një psikologeje.

Në këtë moment, vajza u është lutur efektivëve që të mos i lajmëronin prindërit pasi ajo ishte larguar fshehurazi nga shtëpia, duke dalë nga dritarja.

Ndërsa më pas ka nisur të tregojë se ishte abuzuar seksualisht nga tre djemtë, me të cilët ajo ka thënë se ishte nisur për të shkuar në një lokal me muzikë.

Burimet thanë se deklarimet e 14-vjeçares A.B. kanë qenë kontradiktore. Fillimisht është shprehur se e kanë përdhunuar të tre djemtë.

Më pas ajo është shprehur se me 17-vjeçarin me iniciale S.D., i cili është i dashuri i saj, ka kryer marrëdhënie me dëshirë, ndërsa dy të tjerët kanë abuzuar seksualisht, pa dëshirën e saj.

Megjithatë, burimet thanë se është bërë arrestimi i të tre djemve, shtetasve Seit D., 19 vjeç, Roxherso H., 19 vjeç dhe S.D., 17 vjeç, me akuzën marrëdhënie seksuale me të mitur. Mjekësia ligjore ka përcaktuar paraprakisht se vajza ka kryer marrëdhënie seksuale, por nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.

Vajza denoncuoi për marrëdhënie seksuale me dhunë të dashurin e saj dhe dy shokët e tij. Abuzimi seksual me të miturën është zbuluar rastësisht nga Policia e Tiranës, kur oficerët e Njësisë “Shqiponja” kanë ndaluar një mjet për verifikim në afërsi të Fushë – Prezës.

Në makinën që po lëvizte nga Vora në drejtim të Rinasit janë verifikuar 4 adoleshentë, ku drejtuesi 17-vjeçar është ndaluar sepse nuk ishte i pajisur me patentë.

Por shoqërimi i tyre për verifikim në Komisariat, pas konstatimit të një vajze të mitur në sediljen e parë të mjetit, ka zbuluar edhe abuzimin që ishte bërë ndaj saj nga 3 djemtë.

Kur janë pyetur paraprakisht në vendin e ndalimit për moshën, vajza, por edhe djemtë që e shoqëronin, kanë ngurruar të tregojnë moshën e saktë të saj, duke dhënë versione të ndryshme.

Për këtë arsye është bërë edhe shoqërimi i tyre. Gjatë deklarimeve që janë marrë në Komisariatin e Vorës, është zbuluar se vajza e mitur kishte kryer marrëdhënie seksuale me të tre djemtë.

Për shkak të moshës së saj, vetëm 14 vjeçe, nuk është e nevojshme të provohet dhuna seksuale, për të kryer arrestimin e të dyshuarve.

Next Post
Ky fëmijë nuk rri dot pa pitbullin e tij… por po ashtu edhe qeni (FOTOT)

Ky fëmijë nuk rri dot pa pitbullin e tij... por po ashtu edhe qeni (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In