• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tezja e Gjergj Lekës letër burrit të Lindita Theodhorit: Më fal që ta quajti gruan k*rvë

by
03/09/2015 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një deklaratë e kompozitorit Gjergji Leka që aludonte se këngëtaret Parashqevi Simaku e Lindita Theodhori e kishin arritur suksesin përpara viteve ’90 kundrejt favoreve seksuale,  u komentua me ditë të tëra në media dhe rrjetet sociale.

Ishin të shumtë ata që e konsideronin një debat pa vlerë dhe përgojimin e jetës private të këngëtareve një veprim jo normal nga ana e një burri. Personazhe publike u përfshin në këtë debat, madje pati dhe përplasje mes tyre.

Lindita në një intervistë në DITA reagoi mjaft ashpër duke i kërkuar kolegut të tërhiqte pas ato që tha dhe të kërkonte ndjesë publike.

Pas kësaj Gjergj Leka shkruan një status në rrjetin social Facebook kur kërkon një gjysmë falje, duke thënë se fjalët e tij janë keqinterpretuar nga gazeta që i botoi fillimisht.

Kjo falje thuajse nuk u pranua nga dy këngëtaret ndërsa edhe familja e Lekës u ndje në vështirësi. Miqësia shumëvjeçare dukej se ishte thyer për të mos u ngjitur më.

DITA boton sot një email që tezja e Gjergj Lekës, Zhuliana Jorganxhi, një poete e njohur, i ka shkruar familjes Theodhori.

Jorganxhi është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Ajo i ka dhënë peshë këngës nëpërmjet fjalëve të saj.

Kjo zonjë grua e vlerësuar për talentin e rrallë dhe shpirtin artistik, sot nuk jeton në Shqipëri.

Aktivitetin e saj më të madh, krahas poezisë dhe tregimit, e ka zhvilluar pas vitit 1974 në gjininë e tekstit poetik të këngës.

Është autore e mbi 2000 teksteve poetike nëpër festivalet e këngës në RTSH dhe redaktore letrare e gjithë teksteve të festivaleve për mbi njëzet vjet.

Email-i i dërguar prej saj tregon situatën se si janë ndjerë të afërmit e Lekës pas asaj interviste. Jorganxhi shkruan se ajo dhe e ëma e Gjergjit, Rozmaria ndodhen në Itali dhe ndjehen tejet të prekura për atë çka ka ndodhur mes dy familjeve.

Email-i botohet sot nga DITA-s i plotë ashtu si është nisur nga zonja Jorganxhi. Në tekst ndihet talenti i Zhulianës…

Zhuliana Jorganxhi i shkruan Maqos

“I nderuar dhe i respektuar zoti Maqo!

Megjithëse do të më duhej shumë guxim sot që t’ju thërrisja si dikur, miku im Maqo! Në radhë të parë ju falënderoj që pranuat miqësinë time në fb. Ju uroj me gjithë shpirt shëndet të plotë familjarisht, dhe mbarësi në familjen tuaj të mrekullueshme!

Sot, si asnjëherë tjetër në jetën time  po e ndjej vehten shumë ngushtë dhe keq që t’ju shkruaj ato që mendoj me zemër dhe shpirt si Zhuliana, për Linditën, e cila është rritur në sytë e mi dhe të motrës sime Rozmarisë si një filiz i njomë, i rrallë i artit shqiptar dhe sot i ngjan një selvie të bukur të lartë me krye deri në qiell, që vetëm bleron në çdo stinë të jetës.

Miqësia jonë ka zënë fill me këngën dhe aty në kemi venë shpirtrat tanë, ajo me zërin e saj të mrekullueshëm dhe unë me vargjet e mia, që Lindita dhe gjithë këngëtarët që nga e madhërishmja Vaçe dhe të tjerat i kanë përcjellë në zemrat e njerëzve për vite e vite me radhë dhe jehona e tyre nuk do të shuhet kurrë, se ka hyrë në zemrat e çdo shqiptari kudo që të jetë ai.

Unë, megjithë fuqinë e shpirtit, aq sa më ka mbetur sot në këtë moshë kur po afroj të 70-tat dhe motra të 80-tat, ngrihemi dhe i kërkojmë të falur si familje bashkëshortes Suaj, mikes sime të shtrenjtë Lindita për gjithçka ka ndodhur këto ditë. Jemi tmerrësisht të tronditur si familje, sepse gjithë jetën kemi parë punën tonë dhe nuk kemi përgojosur njeri, kur ja në faqet e një gazetë nxijnë fjalë të padëgjuara  të rënduara nga balta e banalitetit dhe këto fjalë duket sikur i ka thënë djali dhe nipi ynë Gjergj Leka.

Unë dhe Rozmaria jemi dy të moshuara që vitet na kanë lodhur dhe veçanërisht nga ikja nga kjo botë e bashkëshortit të saj Prof. Kostandin Lekës para dy vjetësh, dhe nuk mund të durojmë këtë tmerr që na ndodhi! Nëse një gazetë mbolli erë thashethemesh, kjo erë u bë furtunë dhe ra mbi ne si familje. Ne jemi në Trieste të Italisë prej 23 vjetësh dhe Gjergji është në Tiranë, por ju thashë, rrufeja ra mbi ne si familje. Nuk mund ta besojmë që djali dhe nipi ynë të ketë folur aq rëndë, me një fjalor, që veshët dhe goja jonë si familje nuk e pranon asnjë çast.

Ai tani po e kërkon gjithçka në rrugë ligjore dhe do që të dalë e drejta, kurse ne si familje vijmë përulësisht para jush dhe ju kërkojmë falje për gjithçka ka ndodhur. Mbetemi me shpresë se kjo FALJE do të vijë nga ju, si njerëz të drejtë dhe si të krishterë të vërtetë. Edhe njëherë ju urojmë shëndet të plotë dhe mbarësi në familjen tuaj! Me respektin dhe nderimin me të madh për ju, të gjithë, Rozmaria, Zhuliana dhe gjithë familja LEKA.”

timthumb

Next Post

Qethet delja me 40 kg lesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Nëna Liza si anatomia e një proteste që kërkon t’ia nisim prapë nga e para

July 29, 2026
Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

Bislimi: Protestat në Shqipëri duhen hetuar, ka përpjekje për destabilizim

July 29, 2026
Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

July 29, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Lezhë/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe përfundoi poshtë tij, shoferi ndërron jetë në vend

July 29, 2026
A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm?

A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm?

July 29, 2026
Tragjedi në Greqi, dy zjarrfikës humbin jetën gjatë betejës me flakët në Kretë

Tragjedi në Greqi, dy zjarrfikës humbin jetën gjatë betejës me flakët në Kretë

July 29, 2026
BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

July 29, 2026
Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

Balla sulmon Qosen: Pa asnjë punë prej tre vitesh, në kulm të sezonit shkallmon qendrën e Kavajës!

July 29, 2026
Fauci hesht për origjinën e Covid-19, përplaset me senatorin Rand Paul: Ka obsesion ndaj meje

Fauci hesht për origjinën e Covid-19, përplaset me senatorin Rand Paul: Ka obsesion ndaj meje

July 29, 2026
Sondazhi i CNN: Rekord pakënaqësie për Trump, 73% e amerikanëve thonë se ka prioritetet e gabuara

Sondazhi i CNN: Rekord pakënaqësie për Trump, 73% e amerikanëve thonë se ka prioritetet e gabuara

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com