• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Teuta Hoxha: Enveri kurdisi takimin me mua pasi mori vesh lidhjen me Ilirin

by
01/06/2015 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enver Hoxha, ish-diktatori i regjimit komunist në Shqipëri ka qenë një “burrë shteti”, ndërsa të gjitha të tjerat që janë thënë dhe shkruar për të janë vetëm “paçavure”.

Është Teuta Hoxha, nusja e djalit të madh të Enverit, Ilir Hoxhës, e cila në një intervistë për Gazetën Shqiptarer ka vendosur të hapë dyert përmes librit që do të jetë pas pak ditësh nëpër librari, “Enveri në kujtimet e mia”.

Në fjalën e saj gjatë intervistës, Teuta Hoxha rrëfen përmbajtjen që do të ketë libri, i cili siç thekson ajo nuk është me përmbajtje politike, por vetëm përmes kujtimeve që ajo ka nga jetesa në familjen Hoxha.

Teuta Hoxha shprehet se ky libër mund të jetë nesër i vlefshëm edhe për ata që do të shkruajnë mbi figurën e Enverit, duke shtuar se gjatë kësaj kohe mjaft “paçavure” janë bërë në dëm të tij. Nusja e djalit të Enverit e cilëson ish-diktatorin si një burrë të vërtetë shteti.

“Edhe në rastin e Enver Hoxhës, për të plotësuar jetëshkrimin e tij në mënyrë objektive, pa shtrembërime dhe trillime, kërkohet qëmtimi dhe grumbullimi i atij mozaiku të pafund të dhënash, që kanë të bëjnë me tërë figurën e tij, me jetën dhe veprimtarinë e tij, në planin njerëzor, psikologjik, shoqëror e politik, pasi ai ka qenë dhe mbetet një burrë shteti, që drejtoi vendin për gati gjysmë shekulli. Nuk është një punë e lehtë, as punë gazetarësh, që, për interesat e tyre të ditës, botojnë paçavure, që vetëm ‘biografi’ nuk mund të quhen. Në ndihmë të historianëve dhe studiuesve vjen edhe kontributi i të gjithë atyre që kanë jetuar dhe punuar me Enver Hoxhën, i atyre që e kanë njohur nga afër dhe që kanë treguar me gojë ose me shkrim ato copëza dhe fakte nga jeta e udhëheqësit, që shërbejnë për të njohur, për të kuptuar dhe për të vizatuar më mirë dhe më saktë profilin e gjithanshëm të tij.” shprehet Teuta Hoxha.

Ajo ka treguar edhe momentin e takimit të parë me ish-diktatorin, ku tregon se pasi ishte vënë në dijeni nga Nexhmija për shoqen e djalit, Enveri kishte kurdisur takimin mes tyre nga dëshira për të njohur nusen e djalit të tij Ilirit.

“Ishte koha kur ne të dy akoma nuk i kishim vënë në dijeni prindërit tanë për lidhjen tonë. Iliri, që kishte një marrëdhënie shumë të afërt me Nexhmijen, ia kishte rrëfyer, por me kushtin që të mos i tregonte babait. Nexhmija, duke ditur që Enveri do të gëzohej shumë, e ‘shkeli’ fjalën dhe ia tregoi të shoqit. Atëherë Enveri ‘kurdisi’ takimin, që të njihte shoqen e zgjedhur të Ilirit. “ ka treguar ajo

Në fund ajo fton të gjithë që të lexojnë librin e saj që sjell figurën e Enver Hoxhës përmes kujtimeve të saj.

Next Post

Fotolajm/ Renzi pret rezultatin e zgjedhjeve duke luajtur "Play Station"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 15 mars 2026

March 14, 2026
Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

March 14, 2026
Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

March 14, 2026
Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In