• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teuta dhuron spektakël, Progni dhe Arapi përmbysin Kukësin

by A R
15/02/2019 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teuta ka fituar ndaj Kukësit me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën 22 të Superligës. Me fitoren e sotme, Teuta shkon në kuotën e 39 pikëve në renditje, duke i marrë vendin e dytë Kukësit, që mbetet me 38 pikë në vendin e tretë.

Një ndeshje spektakolare, me të dyja skuadrat që dhuruan emocione deri në fund. Por fati i buzëqeshi Teutës, që arriti një përmbysje spektakolare, dhe ngjitet kështu në një pozicion edhe më të sigurtë për Kupat e Europës.

Sfida ka nisur me grintë nga të dyja skuadrat, të cilat hidhen në sulm që në minutat e para, teksa Progni përpiqet të nxjerrë skuadrën e tij para. Ndërkohë nga ana tjetër, skuadra e trajnerit Armando Cungu, që në këtë takim uli në stol Shkurtajn dhe riktheu titullar Reginaldon, rrezikon pikërisht me këtë të fundit.

Kështu goli i avantazhit në pjesën e parë për Kukësin, do të vinte në minutën e  31` të takimit, kur Reginaldo jashtë zone realizon një gol spektakolar. Një top i goditur nga Rumbullaku kthehet pas nga mbrojtja kuksiane dhe gjen Reginaldon, që gjuan fuqishëm dhe shtang skuadrën e Teutës. Megjitahtë, durrsakët nuk dorëzohen dhe kërkojnë të barazojnë, por në 45 minutat e para nuk arrijnë.

Me rinisjen e pjesës së dytë, Teuta kërkon të vendosë barazpeshën, teksa skuadra e Shkëmbit sulmon vazhdimisht. Skuadra kuksiane vihet në vështirësi disa herë nga sulmi vendas, por mbrojtja e verilindorëve bën gjithçka mirë, duke mbyllur çdo hapësirë të rrezikshme.

Por nëse nga aksioni nuk do gjendej hapësirë, Gerhard Progni, do të mendonte të gjente golin e barazimit në minutën e 69`, duke realizuar një gol të spektakolar nga goditja e dënimit.

Dy minuta më von vjen dhe përmbysja spektakolare e Teutës, që shënon me Renato Arapin, i cili gjen golin e parë me Teutën. Një tjetër goditje dënimi, sërish Progni që godet, topi shkon në zonë, aty ku mes rrëmujës përfundon në këmbët e Arapit që shtyn drejt rrjetës dhe 2-1 për Teutën.

Skuadra e Armando Cungut ka humbur një mundësi të shkëlqyer në shtesë, teksa Isli Hidi ka pritur një penallti të gjuajtur nga Uilliam Cordero, me 11 metërshin e shkaktuar nga Tefik Osmani, që la dhe ekipin me një lojtar më pak në fund pasi doli me të kuq.

Minutat e mbetura të ndeshjes nuk sjellin asnjë ndryshim në rezultat, me Teutën që arrin të ruajë fitoren deri në fund. Kështu skuadra durrsake do të presë e qetë sfidën e radhës, atë ndaj Luftëtarit, ndërsa Kukësi do të përballet me Kamzën.

FORMACIONET

Teuta: Hidi, Frashëri, Osmani, Arapi, Hakaj, Sidibe, Progni, Kallaku, Traore, Kamara, Bushiç.

Trajner: Bledi Shkëmbi

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Cuculi, Shameti, Rrumbullaku, Dzaria, Limaj, Rroca, Et’hemi, Kordeiro, Rexhinaldo.

Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë:   Juxhin Xhaja

/telesport/a.r

Next Post
Pjerin Ndreu: Video-përgjimi për Xhafajn është sajesë. Babalja e di të vërtetën

Ndreu: Qeveria nuk rrëzohet me revolta militantësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In