• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tetori rozë

by A R
29/10/2024 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Jemi në fund të muajit Tetor dhe ngandal po ndalen të bien ‘këmbanat rozë’ që simbolizojnë luftën globale me kancerin e gjirit në gjithë botën! Si aktiviste shumëvjeçare në këtë fushë, gjithmonë kam pasur synim sensibilizimin, ngritjen e vetëdijes së kulturës shëndetësore mbi diagnostikim e hershëm por nga ana tjetër edhe vënien në pah mangësitë e shumta të një sistemi të rrënuar shëndetësor që funksionon (nuk funksionon) me vite, me të cilin përballen qytetarët e Maqedonisë së Veriut!

Sfidat me të cilat përballemi sot në luftën kundër kancerit të gjirit janë kërkuese ne vendosmëri, strategji dhe sinergji midis të gjithë aktorëve. Si shoqëri ,kemi detyrën dhe përgjegjësinë të inkurajojmë iniciativat që do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, rritjen e aksesit në ekzaminimet diagnostike dhe zhvillimin e programeve efikase shëndetësore.

Në vitin 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se kanceri i gjiri ka kaluar kancerin e mushkërive si forma më e zakonshme e kancerit, me pothuajse 12% e rasteve të reja në vit. Përvoja nga vendet me programe të kontrolleve të rregullta tregojnë se vdekshmëria nga kanceri mund të reduktohet deri në35%.

Edhe pse ekzistojnë mekanizma për zbulimin dhe trajtimin parandalues të tij, në Maqedoninë e Veriut kanceri i gjirit mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjeve tek gratë. Sipas te dhënave zyrtare te Institutit të Shëndetit Publik, edhe pse kulmi më së shumti ndodh nga mosha55 deri në 65 vjeç (nga dekada e 5-të në të 6-të), ka ende një rritje të pacientëve të sapodiagnostikuar nga mosha 20 deri në 45 vjeç.

Nëse e dimë se ky lloj kanceri nuk mund të parandalohet, por mund te zbulohet në një fazë të hershme ku mbijetesa është në një nivel shumë të lartë, është e qartë se kemi një sfidë të madhe dhe se është koha për të kuptuar luftën kundër kancerit si përgjegjësi personale, morale dhe sociale.

Në vitet e fundit, institucionet shëndetësore kanë premtuar se do të kushtojnë vëmendje të konsiderueshme për përmirësimin e shërbimeve, por ende shumë paciente gra kalojne nëpër një proces të vështirë dhe stresues gjatë pritjes së termineve qe janë në dispozicion dhe trajtimet.

Listat e gjata të pritjes dhe aksesi i kufizuar në ekzaminimet diagnostike: Të sëmurët me kancer të gjirit, si dhe ata që bëjnë kontrolle të rregullta janë në pritje me muaj për një termin për ekografi, mamografi ose rezonancë magnetike, të cilat i detyron ata të kërkojnë shërbime në klinika private dhe të futen në borxhe financiare.

Kjo çon edhe në diagnostikimin e vonshëm, gjë që i redukton ndjeshëm shanset për trajtim të suksesshëm nëse e dimë se zbulimi i hershëm do të thotë 95% trajtim i suksesshëm.

Një nga shtyllat e parandalimit është programa e skriningut apo depistimit, që inkurajon ekzaminime të rregullta mamografike çdo dy vjet, por fatkeqësisht nuk janë të mjaftueshme përgjigjet ndaj programeve të skriningut.

Ekzaminimi i kancerit të gjirit mund të jep përfitime të rëndësishme, por këto përfitime do të jenë të dukshme vetëm nëse një pjesë e madhe dmth mbi 75% e popullsisë së synuar ekzaminohet rregullisht. Por mos harroni se për të gjithë ata që kanë një test depistues pozitiv, është një kusht i domosdoshëm ofrimi i shërbimeve të cilësisë së lartë dhe koordinimi efikas, dmth ndjekja e tyre deri në përcaktimin e diagnozës dhe trajtimit përfundimtar.
Mungesa e personelit dhe pajisjeve mjekësore në institucionet shëndetësore, burokracia, mungesa e mjekëve e bëjnë të vështirë rrugën drejt diagnozës së hershme. Klinika e Onkologjisë në Shkup është i vetmi institucion profesional që kujdeset për pacientët me kancer nga i gjithë vendi.

Kjo Klinikë ka në fakt një numër të kufizuar specialistësh, gjë që çon në presion ekstrem mbi personelin dhe një kujdes të vështirë për ta.

Nga ana tjetër, pacientët dhe qendrat rajonale nuk funksionojnë me kapacitet të plotë për shkak të mungesës së specialistëve dhe pajisjeve të nevojshme.

Disponueshmëria e terapive dhe ilaçeve moderne: Edhe pse në shtator shteti përditësoi listën pozitive të barnave pas plot 10 vitesh, kesaj liste nuk iu shtua asnjë ilaç i ri onkologjik. Pacientëve nuk u garantohet aksesi në terapitë më moderne, sepse barnat që disponohen në onkologji nuk janë listë pozitive, por sigurohen nga një buxhet shtesë nga Fondi i sigurimit shendetesor.

Fondi i sigurimit shëndetësor duhet të përfshijë barnat më të fundit onkologjikë në listën pozitive për pacientët me kancer gjiri, por edhe për të gjithë llojet të tjera të kancerit, të cilat do të sigurojnë akses më të madh në terapitë më moderne dhe efektive, rezultate të përmirësuara dhe numer te shtuar te pacientëve të shëruar nga kanceri.

Mungesa e një regjistri nacional elektronik të kancerit: Për shkak të mungesës së regjistrit elektronik të kancerit, dhe të gjitha problemet e përmendura më sipër, realiteti është se nuk ka asnjë mundësi vlerësimi të saktë të përmasave të problemit me tumoret malinje si dhe për një vlerësim të duhur të efekteve të aktiviteteve të skriningut të kryera, por edhe për përcaktimin e ndërtimit dhe performancës financiare, parashikuese eventuale të trajtimeve.

Por çka me cilësine e jetës së pacientëve me kancer gjiri? Rehabilitimi dhe riintegrimi i tyre në shoqëri që është pjesë e pashmangshme sepse KA JETË EDHE PAS KANCERIT, A PO?

Këmbanat rozë shpesh ju shërbejnë aktorëve të caktuar për të përmbushur PR axhenda të caktuara e jo për të sjell ndryshim! Por, ky eshte një mision që tejkalon ndasitë tona në çdo aspekt. Lufta me kancerin nuk pyet për përkatësi etnike apo partiake, por për edukim dhe ndërgjegjësim. Me edukim të mirë, fushatë publike dhe pergjesësi, mund të diagnostikohet dhe parandalohet herët! Ajo që në mënyrë konstante mungon është nevoja për mobilizim të të gjitha burimeve dhe rritja e numrit të termineve për diagnostikim, rritje te përgjegjësisë së institucioneve dhe decentralizim, si dhe organizimi më i strukturuar i qendrave rajonale onkologjike, qasje multidisiplinar edhe ndërtimi i një Strategjie të qëndrueshme me zgjidhje konkrete sistemore për ofrimin e kujdesit shëndetësor me cilesi evropiane për qytetarët tanë.

Shëndeti nuk është një çmim. Është një investim. Shëndeti është një e drejtë themelore e çdo njeriu !

Next Post
Mbreti i Panairit

Lacrimosa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e fortë në Peqin–Rrogozhinë/ Automjeti bëhet copë, një person përfundon në spital

Përplasje e fortë në Peqin–Rrogozhinë/ Automjeti bëhet copë, një person përfundon në spital

July 12, 2026
Alarm për të rinjtë shqiptarë! Mjeku zbulon pse po shtohen rastet me hipertension në moshë të re, ja kush janë shkaktarët kryesorë

Alarm për të rinjtë shqiptarë! Mjeku zbulon pse po shtohen rastet me hipertension në moshë të re, ja kush janë shkaktarët kryesorë

July 12, 2026
Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

July 12, 2026
Kur opozita lufton edhe suksesin e vendit

Kur opozita lufton edhe suksesin e vendit

July 12, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Korrik 2026

July 12, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

“Partitë e vogla të krijonin polin e tretë”, Petraj: Protesta duhej të kishte nxjerrë një grup organizator…

July 12, 2026
Konflikti në Fier, flet nëna e 15-vjeçares: Vajza u bullizua, nuk mori ndihmë nga shkolla

Konflikti në Fier, flet nëna e 15-vjeçares: Vajza u bullizua, nuk mori ndihmë nga shkolla

July 12, 2026
Pse vdiq futbollisti i Afrikës së Jugut? Dyshime nga vetëvrasja tek helmimi

Pse vdiq futbollisti i Afrikës së Jugut? Dyshime nga vetëvrasja tek helmimi

July 12, 2026
Aksion antidrogë në Vlorë, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 italianë, sekuestrohen 700 doza lëndë narkotike

Aksion antidrogë në Vlorë, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 italianë, sekuestrohen 700 doza lëndë narkotike

July 12, 2026
Vrasja në Vorë, viktima ishte agjent imobiliar, dyshohet se u qëllua me armë me dylbi

Vrasja në Vorë, viktima ishte agjent imobiliar, dyshohet se u qëllua me armë me dylbi

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In