• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tetë vitet e Lulit në opozitë dhe tetë javët në fushatë!

by
19/04/2021 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Lulzim Basha po i fyen inteligjencën votuesve shqiptarë, duke besuar se ata do ta vlerësojnë atë, vetëm për këto tetë javët e fushatës së tij elektorale dhe jo për tetë vitet e fundit të drejtimit të PD dhe të opozitës. Lulzim Basha ka veshur këto javë lëkurën e deles, duke shpresuar se do tia harrojnë zakonet që kishte para se të ndërronte qimen dhe tia varin kësisoj me duart e tyre, mëlçitë e pushtetit në qafë!

Çdokush që nuk është një opozitar militant dhe që ka gjithë ftohtësinë e nevojshme të gjykimit dhe distancën e duhur emocionale, mund të pyesi në këto ditë të fundit të garës për 25 prillin:

A duhet ti besojmë Lulzim Bashës së dikurshëm të çadrës së “Republikës së Re”, apo Lulzim Bashës që e ka shpallur veten sot, si liderin më europian i Shqipërisë?

A duhet ti besojmë Lulzim Bashës së djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, apo Lulzim Bashës që thotë se do të na fusi në Europë, brenda 100 ditëve pasi të bëhet Kryeministër?

A duhet ti besojmë Lulzim Bashës që prin turmat duke kënduar himnin kombëtar, për të sulmuar me “Molotov” institucionet kushtetuese të vendit, apo Lulzim Bashës që bën sikur është sot njeriu më paqësor mbi këtë planet?

A duhet ti besojmë Lulzim Bashës që bojkoton zgjedhjet për pushtetin lokal, apo Lulzim Bashës që kërkon të gjejë sot, gjilpërën në kashtën e pushtetit qëndror?

Sepse që të bëhesh Kryeministër i vendit, duke rikthyer pas 8 vitesh në pushtet partinë dhe opozitën që drejton, duhet të kesh dhënë më parë të gjitha provat përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se e meriton këtë.

Duhet të kesh dhënë më parë, provën e respektimit të votës së qytetarëve.

Duhet të kesh dhënë më parë, provën e respektimit të institucioneve kushtetuese të vendit.

Duhet të kesh dhënë më parë, provën e respektimit të sistemit demokratik e politik të vendit.

Duhet të kesh dhënë më parë, provën e respektimit të Kushtetutës dhe të rregullave të lojës e të bashkëjetesës në pluralizëm.

Duhet të kesh dhënë më parë, provën e respektimit të sistemit të drejtësisë dhe jo atë të shpëtimit prej saj me procedurë, apo të bërjes së gjithçkaje për të penguar reformën e saj.

Lulzim Basha ka ngelur sistematikisht për tetë vjet me radhë në çdo lëndë demokracie. Ndërsa tani që ka ardhur sezoni i provimit elektoral përballë qytetarëve, kërkon tu tregojë atyre vetëm me fjalë e përmes aktrimit të një filmi me skenar të huaj, se është nxënësi më i mirë i klasës politike.

Qoftë edhe vetëm për këtë, ai duhet të ndëshkohet në mënyrën më shembullore të mundshme, sepse çudia në këtë vend vërtetë zgjat vetëm tre ditë, por kjo nuk do të thotë se shqiptarët janë gati të gënjehen kësisoj edhe tani pas 30 vjetësh përvojë pluraliste.

Ajo çfarë Lulzim Basha po aktron në këto tetë javët e fundit të fushatës elektorale, është treguesi më i qartë, se ai e paska ditur shumë mirë sesi duhej të sillej, por për tetë vjet ka bërë krejt të kundërtën. Çka të bën të besosh se:

Ose Lulzim Basha i vërtetë ishte ai i këtyre dy mandateve në opozitë dhe tani në fushatë po na gënjen. Ose Lulzim Basha i vërtetë është ky i këtyre tetë javëve të fundit dhe në tetë vitet e shkuara, ai ka qenë thjeshtë një dordolec për të trembur laraskat e arës së Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Rrugë të mesme, as ka patur, e as nuk mund të ketë!

Ndërsa Edi Ramës, kundërshtarit direkt të Lulzim Bashës në garën për Kryeministër, mund ti thuash çdo gjë por jo se nuk ka qenë vetëvetja; edhe atëherë kur ishte në opozitë, edhe këto 8 vjet në krye të qeverisë. Qoftë edhe për kaq, shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin shumë qartë, se për kë prej tyre duhet të votojnë të dielën.

Next Post
Sulmi me armë në xhami/ Nëna e të riut: Ju lutem ma shëroni djalin, nuk është ashtu si del në TV

Sulmi me armë në xhami/ Nëna e të riut: Ju lutem ma shëroni djalin, nuk është ashtu si del në TV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

May 10, 2026
Dhimbje në familjen Flick, trajneri i Barcelonës humb të atin

Dhimbje në familjen Flick, trajneri i Barcelonës humb të atin

May 10, 2026
Incident te Kryeministria, automjeti përfundon në shkallët e godinës (VIDEO)

Incident te Kryeministria, automjeti përfundon në shkallët e godinës (VIDEO)

May 10, 2026
Tension në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe rrëzojnë dy dronë të lëshuar nga Irani

Tension në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe rrëzojnë dy dronë të lëshuar nga Irani

May 10, 2026
Trump: Vetëm unë dhe pak persona e dinë se ç’po ndodh në bisedimet me Iranin

Trump publikon mesazhe kërcënuese ndaj Iranit, ja çfarë ju pret nëse nuk pranoni marrëveshjen

May 10, 2026
Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri

Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri

May 10, 2026
Mbi 300 hektarë ende nën ujë në Maliq, fermerët: Kemi humbur gjithçka

Mbi 300 hektarë ende nën ujë në Maliq, fermerët: Kemi humbur gjithçka

May 10, 2026
Irani vendos kushte për Kupën e Botës, FIFA të garantojë vizat për ekipin

Irani vendos kushte për Kupën e Botës, FIFA të garantojë vizat për ekipin

May 10, 2026
Rama sulmon opozitën nga Elbasani: Një katastrofë ambulante që krijon negativitet

Rama sulmon opozitën nga Elbasani: Një katastrofë ambulante që krijon negativitet

May 10, 2026
“Me dhunë nuk ndalohet duhani”, ekspertët kërkojnë ndërgjegjësim dhe edukim

“Me dhunë nuk ndalohet duhani”, ekspertët kërkojnë ndërgjegjësim dhe edukim

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In