Tetë ton kokainë në barkun e nëndetëses, kapet sasia rekord
Policia amerikane ka kapur një ndër sasitë më të mëdha të kokainës në historinë e SHBA-ve. Ngarkesa e madhe me lëndën narkotike u kap në brigjet kaliforniane nga roja bregdetare. Në këtë operacion u sekuestruan 8 tonë kokainë, e cila po transportohej me nëndetëse.
Ajo ishte ndarë në 275 thasë dhe vlera e tregut arrinte në 181 milionë dollarë. Policia arrestoi ka trafikantë, si poseduesit e kësaj ngarkese gjigante.
Autoritet amerikane thanë se kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në brigjet amerikane.










