• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tetë shtetet që përcaktojnë ‘fatin’ e Presidentit të SHBA

by A R
04/11/2020 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

8 janë shtetet që konsiderohen si kyçe në garën presidenciale në SHBA. Ato janë Florida, Ohio, Arizona, Pennsylvania, Georgia, Michigan, North Carolina, Wisconsin.

Përse kanë rëndësi?

Florida ka votuar pro kandidatit fitues në të gjitha garat presidenciale që prej vitit 1964. Është gjithashtu një prej shteteve me popullsinë më të madhe dhe me votat më të shumta të Kolegjit Elektoral.

Ohio është po ashtu një prej shteteve të mëdha që prej dekadash ka votuar fituesin. Në 2016-n, Trump e fitoi këtë shtet me marzh mbi 8 pikë.

Arizona votoi për kandidatin demokrat në 1996-n, por ky shtet është bërë gjithnjë e më kompetitiv për shkak të rritjes së elektoratit hispanik.

Pennsylvania është një prej shteteve më të mëdha që i dha fitoren Trump-it në 2016-n, duke u kthyer për herë të parë një vend republikan që prej 1992-t.

Georgia, një bastion republikan, jugu i tij është shndërruar në një fushëbetejë mes dy forcave politike, për shkak të rritjes së elektoratit me ngjyrë.

Michigan u fitua nga Trump në 2016-n me një marzh prej vetëm 0.2 pikësh, më i ngushti se në çdo shtet tjetër. Në të 6 zgjedhjet e mëparshme ky shtet kishte votuar në mënyrë sistematike demokratët.

Karolina e Veriut, historikisht republikane, po ashtu ka pësuar ndryshime përgjatë viteve të fundit. Të dhënat tregojnë se elektorati në këtë shtet ka ardhur drejt polarizimit. Qytetet kanë tendencën që të anojnë drejt demokratëve, ndërsa zonat rurale drejt republikanëve.

Wisconsin ishte me kandidatët demokratë te të gjitha zgjedhjet presidenciale nga 1988 deri në 2012-n, ndonëse shpesh me një diferencë shumë të ngushtë. Në 2016-n, Trump arriti që ta merrte këtë shtet.

Për të marrë presidencën, kandidatëve u duhen 270 vota. Deri më tani, Joe Biden ka fituar 238 vota elektorale, ndërsa Donald Trump, 213.

/a.r

Next Post
Me pistoletë me vete dhe 5 celularë, kapet 23-vjeçari nga Kruja

Me pistoletë me vete dhe 5 celularë, kapet 23-vjeçari nga Kruja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In