• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Tetë pika, ku ndahen dhe ku bashkohen Kosova dhe Serbia në dialog

by
15/06/2021 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova dhe Serbia nisën sot dialogun në Bruksel me 8 pika në tryezë. Katër kërkesat respektive të secilës palë, kanë disa pika ku bashkohen.

Ka mes tyre çështje për të cilën pala tjetër nuk bën kompromis. Gazetarja e ABC Linda Karadaku e ftuar në Radarin Informativ përballë Jonida Shehut, analizoi të 8 kërkesat e tyre duke treguar ku ndahen dhe ku bashkohen palët.

“1.Shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë në cefta”, është kërkesa e parë e Kosovës. Karadaku shprehet se kjo kërkesë është provuar si model i suksesshëm nga të dyja palët. “Është kërkesa ekonomike dhe do i jepte një rrugëdalje Kurtit dhe do ishte në favor të Serbisë. Kurti ka premtuar se do të rikthejë reciprocitetin me Serbinë, Marrëveshja do ishte rrugëdalje për të mos shkuar në reciprocitet. Kjo është ajo për të cilën Serbia nuk ka pasur kundërshtim. Ka element minishengeni. Është provuar si një model i suksesshëm”, u shpreh Karadaku.

Ajo që cilësohet nga Kosova si traktati i paqes, nuk ka gjasa të zbatohet sipas gazetares Karadaku, sepse kjo do të nënkuptonte njohjen e Kosovës si shtet.

“2. Traktati i paqes. Kurti kërkon që pasi mbaron një luftë palët ulen në tryeze. Çdo luftë mbaron me një traktat paqeje. Në çfarëdolloj lufte janë të detyruar të ulen në tavolinë dhe ta mbyllin me një traktat paqeje. Kurti ka kërkuar që dy vendet të mos sulmojnë njëra tjetrën dhe që Serbia të nënshkruajë. Nuk ka gjasa të zbatohet sepse kjo do të nënkuptonte njohjen e Kosovës si shtet”, tha ajo.

Edhe për dy pikat e fundit të Kosovës, mundësia që Serbia të bjerë dakord është pothuajse ZERO!

“3. Reciprociteti midis shqiptarëve në serbi dhe serbëve në Kosovë. Kur është diskutuar shkëmbimi I territoreve është folur për Luginën e Preshevës dhe reciprotet me veriun e Kosovës. Atë mund ta kërkojë edhe Shqipëria. Që është krijimi i një këshilli nacional të Serbëve në Kosovë. Por një këshill I tillë një ka kompetenca ekzekutive dhe mundësia që Serbia të bjerë dakord është thuajse zero.

4.Shkarkimi i Odalloviç. Kjo është çështja me specifike dhe më delikatja. Është e komplikuar,. Vendet e rajonit kanë komisione qeveritare për personat e zhdukur. Odalloviç është kreu i komisionit serb. Ai ka qenë përgjegjës për pastrimin e territorit. Pastrimi bëhej nga kufomat e shqiptarëve. Nuk ka të dhënë që ai të ketë dhënë informacione për atë që ka parë. Ai ka thënë se nuk ka parë kufoma. Është hera e parë që Kosova kërkon një kusht të tillë. Fakti që Kosova e ka marrë përsipër është pozitive sepse Kosova vë veto për personin që bisedon. Nuk besoj se Beogradi mund ta shkarkojë sepse e kërkon Prishtina. Më duket e vështirë sepse në fund, ata thonë edhe me djallin do bisedonim vetëm për të gjetur eshtrat e atyre që u vranë gjatë luftës”.

Karadaku analizoi edhe katër kërkesat e Serbisë duke nisur nga gërmimet për të zbuluar të zhdukurit në Kosovë dhe varrezat e dyshuara, siguria në kisha dhe manastire si dhe siguria për serbët në Kosovë.

“1- Të kryhen gërmime në 9 zona në Kosovë për të zhdukurit serbë.  Kjo është folur prej disa muajsh që Serbia do të shkonte me bisedime me një kërkesë të tillë. Është një çështje shumë delikate. Serbia ka pasur sot një qëndrim diabolik. Ka qenë një përpjekje për të krijuar baraspeshë me Kosovën. Nuk di që Kosova ka kundërshtuar ndonjëherë. Çështja është përdorimi politik.

2. Serbia të bëjë gërmimet në varrezat e dyshuara. Kërkesa e dytë ishte e përgatitur mirë sepse Vuçiç kërkon që të jetë Serbia ajo që të bëjë gërmime. Por nuk ka nevojë ta bëjë Kosova apo Serbia sepse këtë mund ta bëjnë ndërkombëtarët. Kjo kërkesë është shumë politike sepse Prishtina nuk mund të lejojë që Beogradi të bëjë kërkimet.

3. Siguri për kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë. Është një nga çështjet që ka të bëjë me atë që Serbia kërkon. Ka pasur sot në mëngjes një deklaratë të Vuçiç ku thoshte që mund të kërkohet që manastiri i Deçanit të ruhet nga policia e Kosovës por kërkon që të ruhen nga ndërkombëtarët.

4. Siguri për serbët në Kosovë. Kjo është një nga ato që Vuçiç e përsëriti dhe pas takimit ka thënë se është i frikësuar për sigurinë e serbëve në Kosovë”, deklaroi Karadaku.

Karadaku deklaroi se takimi i sotëm ishte i papritur edhe për Serbinë për shkak të qëndrimit të mbajtur nga Kurti.

“Dialogu me Serbinë ishte shumë poshtë në axhendën e Kurtit. Dialogu po ndodh. Mund të mos e vërë prioritet por nuk mund t’i shmanget. Nuk e kisha parë ndonjëherë Vuçiç aq të rëndë sa sot. E kanë thënë edhe ata që nuk kishin qenë ndonjëherë në një takim të tillë. Kurti sot ka qenë shumë i drejtpërdrejtë”, tha gazetarja.

/b.h

Next Post
Akuzohen për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, gazetarja zbulon lëvizjen që pritet të bëjë SPAK ndaj Çapjave

Akuzohen për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, gazetarja zbulon lëvizjen që pritet të bëjë SPAK ndaj Çapjave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In