• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tetë muaj mes 4 mureve. SPAK mbyll hetimin, Berisha e Malltezi presin nesër “fjalën e fundit”

by A R
10/09/2024 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qetësia opozitare e Sali Berishës u trazua keqazi mbrëmjen e 21 tetorit 2023. Ishte mbrëmja kur SPAK nisi ekzekutimin e tre masave sigurie shtrënguese të dhëna në mungesë ndaj tre personave të dyshuar për “korrupsion” gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

E para ishte kundër liderit demokrat, Sali Berisha, tjetra kundër dhëndrit, Jamarbër Malltezi, dhe një e tretë ndaj një biznesmeni ndërtimi. Për ish-kryeministrin, SPAK kishte marrë miratim nga Gjykata e Posaçme për masën e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. E njëjta masë edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa për Jamarbër Malltezin ajo e “arrestit në burg”.

Sipas SPAK, nga karrigia e kreut të qeverisë, Sali Berisha kishte miratuar ligje dhe akte nënligjore që i kishin hapur dritë jeshile dhe favorizuar privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku mes anëtarëve të ish-pronarëve përfitues ishte edhe Malltezi. Dhëndri i ish-kryeministrit u prangos në Rinas. Videoja bëri xhiron e rrjetit sa hap e mbyll sytë. Sali Berishës sakaq iu shtua një tjetër front. Ai kundër SPAK. Në ditët në vijim, Gjykata e Posaçme la në fuqi të tre masat. Ish-kryeministri zgjodhi të mos paraqitej në seancë, ku dërgoi vetëm avokatët. Sipas vendimit të Gjykatës, Berisha duhet të paraqitej dy herë në muaj në SPAK. Duke e konsideruar si të paligjshëm e të pabazuar, vendimi u injorua tërësisht nga ish-kryeministri.

SPAK e priti, por ai nuk mbërriti asnjëherë në prag në ditët e caktuara nga gjykata. Përpjekja e liderit demokrat për të rrëzuar masën në Apelin e Posaçëm dështoi. Ndërsa Jamarbër Malltezi mundi të lirohej nga qelia dhe të shkonte në “arrest shtëpie”. Injorimi disa herë me radhë i gjykatës nga Berisha nuk u tolerua nga SPAK, që në dhjetor kërkoi ashpërsim të masës së sigurisë. Më 30 dhjetor 2023 gjyqtarja Irena Gjoka vlerësoi se masa duhej ashpërsuar dhe urdhëroi dërgimin e ish-kryeministrit në “arrest shtëpie”.

Në të njëjtin vendim gjykata i pengonte atij komunikimin me persona të tjerë përveç familjarëve. Berisha iu bind vetëm izolimit në shtëpi. Nga dritarja e banesës së tij ai nisi një maratonë fjalimesh, që ndiqeshin nga dhjetra mbështetës në rrugicë, e shumë të tjerë përmes teknologjisë.

Nga ana tjetër, avokatët e tij vijuan betejën në disa fronte, duke kërkuar në mënyrë të përsëritur zëvendësim të masës dhe shfuqizim të saj. Në të gjitha rastet, në të tre shkallët e gjykimit, morën përgjigje negative. Refuzim nga gjykatat mori edhe në një kërkesë për leje të posaçme të ish-kryeministrit për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Sali Berisha nuk e ka ndalur asnjë çast aksionin e tij publik politik, por prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar liria u nda prej tij. Prej gati 8 muajsh të vetmet orë lirie i ka shijuar paraditen e 23 janarit, kur ishte në SPAK për të dhënë deklarime. E dyta mundësi për të dalë nga shtëpia, ende pa i ndryshuar masa e sigurisë, është kjo e mërkurë, kur lideri demokrat pritet të paraqitet në SPAK për t’u njohur me përfundimin e hetimit ndaj tij dhe nëse do të merret apo jo i pandehur nga Struktura e Posaçme.

/a.r

Next Post
Hyn në fuqi rivlerësimi i pasurive, procedura nis më 7 shkurt

"Gati 750 milionë euro në 6 muaj", rekord investimesh të huaja, kryeson blerja e pronave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In