• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testohet NATO dhe Albin Kurti ne Kosovë

by Baton Haxhiu
27/09/2021 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Cka mund te ndodh në Kosovë. Cili skenar mund të jetë i rrezikshëm dhe njekohësisht te jete edhe poshtërim për Kosoven dhe Naton.

Sot, The Gardian, ne nje shkrim te tij, po e poshteron politiken e perendimit karshi Rusise.

Ne titull, gazeta britaneze, Gardian shkruan se Asadi, i dëbuari i perendimit po shitet tash, i njejti , në perëndim, si çelësi i paqes në Lindjen e Mesme.

Pas 10 vitesh gjakderdhje, aleatët e huaj po kërkojnë të rehabilitojnë udhëheqësin sirian. Dmth ne emer te stabilitetit po kerkohet rehabilitimi i Assad.

Duke e lexuar kete,  pastaj po habitemi pse presidenti serb Vuçiç po trajtohet si element stabilizues dhe po tolerohet loja me arme.

Shumekush nga anlistet serioz nderkombetar mendon se Perendimi,  sic njihet ne literature, si force ekonomike dhe ushtrake, ka vdekur me Presidentin Obama, Kancelaren Merkel dhe presidentin francez Manuel Makron.

Dhe Kosova eshte rasti i radhes ku testohet momenti a do te jemi shtet apo sdo jemi. Kosova, pra, eshte tjeter rast ku sfidohet Nato dhe perendimi.

Serbia kete e ka kuptuar. Qe Perendimi sot është i dobët.

Ketu nuk kemi kohe më per të gjetur fajtorin dhe shijen e pamenduar politike. Po flasim per fillimin e fundit te nje sage te pafund politike ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Sikur shihet nga te gjitha veprimet e deritanishme, Beogradi po krijon atmosferen para kufitit me Kosoven si një prelud i një okupimi të stilit të Krimesë në Veri , për t’u ndjekur shpejt nga një referendum në katër komunat veriore duke marrë +/- 99% mbështetje për ribashkimin me Serbinë?

Per Rusine dhe Serbine, si vllezer politik, Koha nuk mund të jetë më mirë se sa momenti kur Kancelarja Merkel është jashtë zyrës dhe Presidenti Biden nën zjarrin politik në shumë fronte në Amerike.  Këshillat e Moskës për Beogradin ka të ngjarë te jete ne stilin “Godit tani ndërsa hekuri është i nxehtë!’. Ne njeren ane Rusia i hakmerret Amerikes dhe Evropes per te sfiduar peshen e forces se Natos, dhe Serbia per te provuar ate qe as ne enderr nuk do ta kishte pare; as si guxim politik dhe as si veprim ushtarak.

Mobilizimi i forcave ushtarake serbe, rritja e gjendjes së gatishmërisë në nivel luftarak, lëvizja drejt kufirit me Kosovën dhe pozicionimi i trupave ushtarake serbe në afërsi të kufirit, futja në përdorim e aviacionit luftarak serb si paralajmërim, janë gjëra që vetëm një javë më parë pakkush do t’i imagjinonte, lëre më t’i besonte. Dhe sot, sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, Ambasadori Botsan Hartchenko, njeriu i afërt i Putinit në Beograd, përkrah ministrit serb të mbrojtjes, vizitoi trupat luftarake serbe të pozicionuara afër kufirit me Kosovën. Mesazhi i vizitës së tij nuk ka nevojë për përkthyes!

Nuk është ndonjë sekret që qëllimi final i Rusisë në Ballkan është dobësimi i NATO-së dhe nuk duhet shumë mend për ta kuptuar që Rusia është duke e trimëruar Serbinë me qëllimin e vetëm që të testojë reagimin e NATO-së. Mënyra si do të reagojë NATO në Kosovë është tregues real i potencialit të vërtetë veprues që sot ka kjo aleancë. Natyrisht që qëllimi final i Rusisë nuk është Kosova dhe as Ballkani, por ish republikat sovjetike dhe ish vendet komuniste që tani i janë bashkuar NATO-së. Nëse NATO tregohet e ngathtë në mbrojtjen e Kosovës, si një territor nën mbrojtjen e NATO-së, pra nëse vërtetohet që aleanca veri-atlantike sot nuk ka kohezion të brendshëm për të vepruar, atëherë po njësoj e ngathtë dhe pa gjak veprimi do të jetë nesër në republikat baltike apo edhe diku tjetër, ku Rusia ka interesa reale.

Në dritën e zhvillimeve ushtarake në 48 orët e fundit, kërcënimi nga Serbia – i deklaruar nga titullarët më të lartë të shtetit, që nëse KFOR dështon në sigurimin e paqes, Serbia do të detyrohet të ndërhyjë ushtarakisht – sot duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh. Lëvizja agresive e trupave serbe, përfshirja personale e të dërguarit të Putinit, ngathtësia e aleatëve perëndimor, tregojnë që ky kërcënim mund të mos jetë vetëm një lojë fjalësh. Njohës të mirë të zhvillimeve brenda institucioneve në Beograd sot janë shprehur privatisht që skenari i okupimit të veriut nga Serbia, në stilin e ndërhyrjes ruse në Krime, është një skenar që tashmë nuk duhet hedhur poshtë.

Nuk ka dyshim që Albin Kurti mbase nuk i ka menduar gjërat mirë dhe veprimet e tij mund të kenë pasoja për Kosovën, por sot kjo është një temë për një ditë tjetër. Me reagimin e vet, tërësisht jo proporcional me zhvillimet reale në terren, Serbia e ka dekonspiruar veten dhe qëllimin e saj të vërtetë, përballë Kosovës dhe përballë perëndimit. Premtimi serb, i deklaruar privatisht, se Serbia një ditë do të pajtohet me realitetin e ri, po del të jetë vetëm manovër për blerje kohe.

Diplomatët perëndimorë, por edhe disa politikanë shqiptarë, që sot akoma fajtorin e kërkojnë te ambicia e madhe e Kurtit, duhet ta kuptojnë që Kurti në veri nuk ka dërguar tanke e ushtri dhe as nuk ka sulmuar civilë apo këdo tjetër. Pikërisht kjo tendencë për të kërkuar fajtorin në Prishtinë, përballë agresivitetit të Serbisë, është ajo që realisht e ka trimëruar Beogradin dhe ka krijuar hapësirë veprimi për Rusinë.

Nëse supozimi rus për një ngathtësi dhe ndryshkje të aleancës del të jetë i vërtetë, atëherë Perëndimi duhet ta dijë që pasojat e mosveprimit të tyre do të ndihen më thellë e më dhimbshëm kudo tjetër.

Next Post
“I lutemi Greqisë të mos e njohë Kosovën”, Vuçiç i shqetësuar: Besoj në miqësinë e Beogradit me Athinën!

Kërcënon Vuçiç: Në rast konflikti në Kosovë, e presim NATO-n vetëm 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

Zogaj: Protesta dhe SPAK janë dy fuqitë madhore të kohës, Zvërneci është tokë e “minuar” me paligjshmëri

June 16, 2026
Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

Lorenc Vangjeli: Protesta nxori jashtë loje edhe opozitën zyrtare të vendit

June 16, 2026
SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

SPAK hapi “Kutinë e Pandorës”

June 16, 2026
“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

“Ne kemi qenë gjithmonë miq”/ Tension në samitin e G7 në Evian, përplasje mes Trump dhe Melonit (Video)

June 16, 2026
“Janë 82 deputetë, oqeani nuk është më i njëjti”, protestuesi flet për largimin e Marjana Koçekut nga PS

Ka dalë llumi në tribunë

June 16, 2026
I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

I dyti që nga ndarja e Britanisë me BE-në, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftojnë datën e samitit

June 16, 2026
Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

Kontrollet e përbashkëta kufitare, qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton sistemin ”One Stop Shop” me Shqipërinë

June 16, 2026
Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

June 16, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

VIDEOLAJM/ Dita e 17-ë e protestës para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja mbrëmjen e së martës

June 16, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In