• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testimi i 5100 mësuesve, provimi i tyre do të zhvillohet më 21 janar

by Java News
02/01/2017 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Këtë vit testimi i mësuesve që duan të punësohen në sistemin arsimor parauniversitar. do të zhvillohet më datën 21.01.2017, ora 10:00-12:30, në mjediset e planifikuara nga drejtoritë arsimore rajonale. Në testimin për ushtrimin e profesionit të mësuesit kanë të drejtën të marrin pjesë: kandidatët që janë pranuar në fazën e parë të konkurrimit nëpërmjet vlerësimit të dosjes, fazë e cila është mbyllur dhe do t’i nënshtrohen këtij testimi 5100 mësues.

Pjesë e testimit do jenë edhe kandidatët që kanë marrë pjesë në testime paraardhëse “Mësues për Shqipërinë” dhe dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre”.

Në udhëzimin nr.38 të MAS, emërimet e mësuesve bëhen nëpërmjet konkurrimit, i cili ka tri faza. Faza e parë është konkurrimi me dosje, ku MAS ka përcaktuar 13 dokumente dhe kritere që kandidatët duhet të plotësojnë.

Midis tyre janë kualifikimet e ndryshme shkencore, botime, kumtesa dhe publikime të botuara në fushën e arsimit. Po ashtu, pjesë e kësaj dosjeje duhet të jetë edhe fotokopja e licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.

5100 kandidatët që janë kualifikuar në konkurrimin me dosje duhet t’i nënshtrohen testimit “Mësues për Shqipërinë”. Pas testimit, hartohet lista e kandidatëve për çdo profil/lëndë dhe liston kandidatët sipas pikëve të grumbulluara në testim.

Këtyre pikëve u shtohen edhe pikët e marra nga dosja dhe përpilohet një listë përfundimtare e pikëve të fituara. Faza e tretë e konkurrimit është zgjedhja e vendit të punës, ku përparësi i jepet kandidatit që ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve. Kandidati emërohet nga drejtori me kontratë individuale pune me afat një vit kalendarik, e cila konsiderohet si periudhë prove.

Në përfundim të kontratës, pas miratimit të këshillit të prindërve të shkollës dhe komisionit të shërbimit psiko-social, komisioni i cili ngrihet në këtë shkollë bën emërimin definitiv të mësuesit.

Në rastet kur këshilli i prindërve apo komisioni psiko-social nuk bëjnë vlerësim pozitiv për periudhën e njëvjeçare të provës, drejtori i shkollës ndërpret marrëdhënien e punës me mësuesin. Kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira në tri njoftime të komisionit. Në rast se refuzojnë më shumë se tri, kandidatët hiqen nga lista e renditjes.

Next Post
Foto +16/ Dalin fotot intime, Kim i hap këmbët shqiptarit, që i prek organin gjenital

Foto +16/ Dalin fotot intime, Kim i hap këmbët shqiptarit, që i prek organin gjenital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha i ndërseu median e familjes ambasadorit të SHBA?

October 20, 2026
Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

October 20, 2026
Aleks Nikës nuk i thyen këmbën

Saliu i universiteteve

October 20, 2026
Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulin pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas, shoqërime të shumta

Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulin pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas, shoqërime të shumta

October 20, 2026
Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

October 20, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Pse i ngjajmë Perëndimit vetëm te shkatërruesit, por jo te politikanët dhe pedagogët?

October 20, 2026
“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

October 20, 2026
Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

October 20, 2026
Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com