• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testimi/ 2100 mësues në fusha të ndryshme me rezultate të dobëta

by A R
19/03/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 17.613 arsimtarë që janë testuar për matjen e nevojave për kualifikim, ka rezultuar se vetëm 25% e tyre apo rreth 4.400 mësues kanë njohuri shumë të mira, ndërsa 1% janë dobët, pasi kanë rezultate të pakënaqshme në të gjitha fushat e testimit; po ashtu mbi 1.884 mësues kanë nevoja të konsiderueshme për përmirësim. Pjesa dërrmuese e mësuesve, 65% e tyre apo 11.260, kanë rezultate të kënaqshme.

Ndërsa, sa u përket drejtuesve të shkollave të arsimit parauniversitar, nëndrejtorët kanë rezultate më të larta se drejtorët e shkollave. Mësuesit me rezultatet më të dobëta janë ata të Vlorës, Dibrës dhe Kukësit, ndërsa arsimtarët më të kualifikuar kanë rezultuar ata të Beratit. Raporti u prezantua ditën e djeshme nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila gjatë fjalës së saj theksoi se përmes këtij procesi, për herë të parë, ofrohet për çdo drejtori dhe zyrë arsimore, harta kombëtare e nevojave për zhvillim profesional për trajnim të drejtuesve, mësuesve, sipas gjinisë, profilit, vjetërsisë në punë, vendndodhjes etj.

Raporti & rezultatet
Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) prezantoi Raportin Kombëtar të Identifikimit të Nevojave për Trajnimin e Mësuesve dhe Drejtuesve. Kjo pas përfundimit të përpunimit të të dhënave që dolën nga testimi i 17.613 mësuesve në gjithë vendin në katër fusha kryesore: Planifikimi; Mësimdhënia dhe të nxënit; Etika dhe komunikimi; Zhvillimi profesional. Më problem mësuesit kanë pasur në fushën e zhvillimit profesional për etikë dhe komunikim.

Ministrja e Arsimit ngriti problematikat e skemës së trajnimit të mësuesve. Sipas saj, janë 51 agjenci trajnuese të licencuara gjatë vitit 2012 dhe 2013, të cilat ofrojnë 739 module trajnimi për mësuesit. “Shpesh këto agjenci nuk kanë pasur një bashkëpunim dhe koordinim të mjaftueshëm me DAR/ZA-të dhe shkollat për të ofruar trajnime sipas nevojave reale që përputhen me reformat në sistemin parauniversitar.

Gjithashtu, ka një mungesë të literaturës profesionale dhe të botimeve mbështetëse për mësuesit, për të mësuar rreth zhvillimeve në formimin e tyre, mbi përvojat më të mira të kolegëve vendas dhe të huaj, ndërkohë që mungon edhe organizimi i trajnimeve online”, – tha Nikolla, duke shtuar se ka qenë minimal koordinimi me institucionet e arsimit të lartë sa i përket formimit të mësuesve në fakultetet e edukimit dhe përfshirjen e tyre në procesin e kualifikimit. Ndër të tjera, në fjalën e saj, ministrja përmendi edhe rëndësinë e krijimit të shkollës së drejtorëve, duke theksuar se do të ketë një diplomë për të gjithë drejtuesit që janë në sistem, por edhe për ata që duan të jenë pjesë e drejtimit të shkollave.

Pasi sipas rezultateve të këtij testimi, drejtorët nuk kanë pasur rezultate shumë të mira. Më mirë, nga të dhënat e raportit, janë nëndrejtorët, të cilët në të katër fushat e testimit kanë arritur rezultate më të larta. Drejtori i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Gerti Janaqi prezantoi disa nga gjetjet kryesore, ku sipas tij, 25% e mësuesve, apo thënë në shifër 4.400 prej tyre zotërojnë njohuri shumë të kënaqshme; 11.2160 mësues që janë në sistem, pra 64% e tyre, zotërojnë njohuri të kënaqshme, por me nevoja për përmirësim. Ndërsa 2.100 mësues, rreth 12% e mësuesve në total, kanë nevoja të domosdoshme apo të konsiderueshme për përmirësim.

Sipas tij, rezultatet e mësuesve të shkollave të fshatit janë thuajse të barabarta dhe në disa raste disi më të larta kundrejt rezultateve të mësuesve të shkollave të qytetit. Kjo vlen, si për vlerësimin e përgjithshëm, po ashtu edhe për fushat: Planifikimi; Mësimdhënia dhe të nxënit; Etika dhe komunikimi; Zhvillimi profesional. Kategoria e punonjësve arsimorë që kanë rezultate më të larta janë nëndrejtorët, krahasuar me drejtorët dhe mësuesit. Mesatarja e pikëve në vlerësimin e përgjithshëm është 21.4, nga 30 pikë që ka instrumenti i plotë. Po ashtu, DAR-et me rezultate më të larta janë: Berati, Shkodra, Korça, Fieri, Tirana Qark. Ndërsa DAR-et me rezultatet më të ulëta janë: Kukësi, Dibra dhe Vlora./GSH

Next Post

Sot Kongresi i PS/ Ja xhenda e plotë, priten debate për çështjen “Blushi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

March 12, 2026
Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

March 12, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

March 12, 2026
Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

March 12, 2026
Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In