• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Testimet do vijojnë të rriten’/ Koraqi: Maska ul rrezikun e infektimit nga COVID, është e domosdoshme

by Java News
16/10/2020 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë që po futemi në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, ekspertët e shëndetësisë thonë se transmetueshmëria e COVID-19 rritet, ndaj dhe sistemi shëndetësor duhet të jetë i përgatitur. Vendimi i qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambientet e jashtme duket se nga shumë qytetarë është pritur mirë, por ka dhe një pjesë të vogël që kanë shprehur pakënaqësi për këtë vendim.

Mjeku Andi Koraqi, anëtar i Komitetit të Ekspertëve, i ftuar në emisionin Pa Protokoll në Report Tv thotë se sistemi shëndetësor po përgatitet për të përballuar një shtim të rasteve. Ai thotë se numri i testimeve do vijojë të rritet dhe se epidemiologët janë çdo ditë në terren duke gjurmuar kontakte  të të infektuarve. Gjithashtu në këtë periudhë, Koraqi thotë se shtohen dhe rastet e gripit sezonal, duke e bërë situatën më konfuze na raport me të infektuarit me COVID.

Ai tha se duhet që të bëhen sa më shumë teste laboratorike për të bërë dallimin e atyre që janë të prekur nga COVID dhe ata me grip të thjeshtë. Ndërkohë për mbajtjen e maskave Koraqi u shpreh se është e domosdoshme mbajtja e saj e cila ul shumë rrezikun e infektimit.

” Strategjia e testimeve, nuk ka asnjë të dhënë numri i testimeve ul numrin e rasteve. E rëndësishme është gjurmimi dhe izolimi. Testimet janë më të mëdha në Italia pasi shkojnë në raport me numrin e popullsisë. Gjurmimi i epidemiologëve bëhet 24 orë në 24. Në komitetin e ekspertëve, mjekët mbulojnë një pjesë të caktuar. Të gjitha masat që merren, është për të parandaluar krizën e sistemit shëndetësor. Numri i të infektuarve në janar nuk dihet nëse do të 5 fishohet apo të dhjetëfishohet, askush nuk mund ta di këtë, ndaj po merren masa. COVID-19 është një virozë respiratore e cila e ka kulmin në sezonin e dimrit. Testimi laboratorik është i rëndësishëm për të bërë dallimin mes COVID dhe gripit sezonal. Të testohet me ato që quhen teste multiplekse, një testim që nxjerr dhe nëse je infektuar me COVID apo nëse është një virozë e stinës.” – tha Koraqi.

Koraqi shprehet se rritja e testimeve deri në fillim të vitit tjetër do të bëhet në bazë të një studimi dhe të disa indikatorëve gjatë kësaj periudhe.

“Unë nuk të them numrin ekzakt se sa do të shtohen numrat e testimeve por në projekt është që numrat të shtohen. Kolegët me të cilët bisedoj tregojnë që ka një gjurmim deri në detaj, në kontaktin e fundit. Është një mendim i komitetit të ekspertëve. Ka skenare të cilat varen nga indikatorët e shëndetit publik, përqindja e pozitivitetit” tha Koraqi.

Një tjetër çështje që u shtrua gjatë emisionit është dhe nevoja e pacientëve me sëmundje të tjera për të marrë kurim në në spital. Mjeku Andi Koraqi tha se spitalet aktualisht kanë kapacitete për të pritur dhe këta pacientë, madje duke shtuar se siguria në spitale është e madhe. Ai tha se rrezikshmëria për tu infektuar me koronavirus në spitale është e ulët.

“Ky problem është në të gjithë botën. Nuk mund të përgatitësh një sistem shëndetësor për një pandemi. Një reanimator nuk mund të përgatitet për 6-7 muaj. Gjatë specializimeve që janë bërë në mjekësi, numri i infeksionistëve është rritur, është katërfishuar. Janë përcaktuar spitalet e COVID në mënyrë që spitalet e tjera të vendosen në funksion të pacientëve me probleme të tjera shëndetësore. Është e pashmangshme trajtimi i të gjithë sistemit shëndetësor. Strukturat spitalore janë të përgatitura që të presin dhe pacientë të tjerë dhe në mënyrë që të mos infektohen nga COVID-19. Është totalisht një vend i sigurt, pasi të gjithë që hyjnë bëhet një testim përpara për COVID dhe më pas izolohen” – tha mjeku.

g.kosovari

Next Post
10 mijë raste të reja/ Mjeku shqiptar në Itali: Po krijohet panik në spitale, duhet rritur numri i mjekëve

10 mijë raste të reja/ Mjeku shqiptar në Itali: Po krijohet panik në spitale, duhet rritur numri i mjekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi miraton me 113 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

Kuvendi miraton me 113 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

January 22, 2026
“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

January 22, 2026
Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

January 22, 2026
Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

January 22, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

January 22, 2026
Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

January 22, 2026
Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

January 22, 2026
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

January 22, 2026
Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

January 22, 2026
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In