• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testi më i vështirë i Gjermanisë që pas vitit 1949

by S M
26/09/2017 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Constanze STELZENMÜLLER/

Gjermania, vendi im: është një ditë e trishtë për ty, për mua dhe për demokratët në të gjithë Perëndimin.

Në zgjedhjet-tërmet të Gjermanisë, partia radikale e krahut të djathtë, AfD hyri për herë të parë në legjislaturën federale pas më shumë se gjysmë shekulli. Themeluar në vitin 2013, AfD nuk arriti të kapërcente pragun në zgjedhjet e atij viti. Por tashmë ka marrë 13 për qind të votës, duke u bërë forca e tretë më e madhe në Bundestag.

Palët qeverisëse të koalicionit të madh, kristian-demokratët e kancelares Merkel dhe social-demokratët e sfiduesit të saj, Martin Shulc u ndëshkuan të dyja brutalisht: Merkel përballet me rezultatin më të keq personal prej 33 për qind; partia simotër bavareze e CDU-së, CSU-ja dhe SPD-së morën rezultatin më të keq ndonjëherë që prej vitit 1949. Partitë e vogla, ndërkohë, përfituan të gjitha: liberalët u rikthyen pas një zmbrapseje katërvjeçare dhe të Gjelbrit sikundër edhe partia e Majtë morën 9 për qind. Pjesëmarrja e votuesve, 77 për qind, ishte shumë më e lartë se katër vjet më parë – por kjo nuk ndihmoi partitë demokratike.

Kjo është një pauzë në historinë gjermane të pasluftës. Në mandatin e saj të katërt, Merkeli e dobësuar nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse të farkëtojë me dhimbje një koalicion të paprecedent, prej tre palësh, midis CDU-së së saj, liberalëve dhe të Gjelbërve, pasi SPD e ka përjashtuar një koalicion të madh.

Liberalët e kanë bërë të qartë se duan një politikë më kufizuese ndaj emigracionit dhe janë skeptikë ndaj integrimit të BE-së – një goditje edhe për presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron, i cili i kishte vendosur shpresat në rinovimin e partnershipit Paris-Berlin për të fuqizuar BE-në. Lidershipi i të Gjelbërve do të përballet me segmentin e majtë të partisë që më mirë të torturohet sesa të pranojë kompromise.

Kështu që negociatat e formimit të qeverisë do zgjasin deri në dhjetor- me një Gjermani të kthyer nga vetja e plot konflikte që nuk do jetë pothuajse fare e pranishme në debatet ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, ky rezultat cakton skenën për betejën e pasardhësit të Merkelit në parti, një betejë e ashpër pushteti midis kampit të saj të modernistëve të moderuar dhe atyre në parti që kërkojnë një drejtim shumë më konservativ. Kjo do të errësojë debatin politik gjerman, do të polarizojë vendin dhe me gjasa do të ndryshojë mjedisin politik brenda kësaj partie, përgjithnjë. E ardhmja e demokracisë sociale në Europë është më në dyshim se kurrë.

Vota e djeshme në vendin që për muaj mendohej se ishte barrikadë ndaj valës populiste, do të shihet si inkurajim për lëvizjet populiste që u dukën se e humbën tërheqjen në zgjedhjet e këtij viti në Hollandë dhe në Francë, ashtu sikundër edhe nga “alt-right” në Shtetet e Bashkuara. Kremlini, propaganda zyrtare dhe jo-zyrtare e të cilit promovoi AfD-në, me gjasa është i gëzuar.

Nuk duhet të kemi dyshime – AfD nuk është alternativë për asnjë demokrat. Eshtë një parti që mbështetet tek trazirat dhe shkatërrimi. Ajo kërkon të ndajë konsensusin centrist të pasluftës së vendit tim, angazhimin e pasluftës për të mbajtur përgjegjësi për Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin, dhe pajtimin me viktimat. Programi i saj është nacionalist, ksenofob, kundër integrimit europian, kundër NATO-s, Perëndimit, muslimanëve dhe dukshëm pro-rus. Nuk arrij të mendoj sesi ndihen hebrenjtë, muslimanët dhe emigrantët sot në Gjermani.

E megjithatë, është e rëndësishme të shohim në shkaqet e sakta përse njerëzit votuan AfD-në. Gjermania nuk ka pasur sulme madhore terroriste, lulëzon në punësim të plotë dhe nga surpluset ekonomike, ndërsa fluksi i emigrantëve është dobësuar.  Por, më shumë se dy të tretat e të anketuarve në exit-poll thanë se ishin të shqetësuar për terrorizmin, krimin dhe emigracionin, duke treguar se mbetet shqetësim i madh integrimi i më shumë se 1 milion refugjatëve që me gjasa do të qëndrojnë në Gjermani. Përkundër kësaj shifre, dy të tretat e votuesve të AfD thanë se e kishin hedhur votën si akt proteste më shumë sesa për bindje.

Kjo, flet trishtueshëm, për paaftësinë e koalicionit të madh dhe të Merkelit për të qetësuar shqetësimin e gjermanëve të zakonshëm në lidhje me aftësinë e institucioneve dhe shoqërisë civile për ta përballuar këtë sfidë historike. AfD tërhoqi 1.2 milionë vota të reja, gjysmë milioni nga SPD dhe gati një milion nga CDU-ja.

Pa dyshim, ky është testi më i vështirë për demokracinë gjermane në brezin tim, ndoshta edhe në historinë e republikës së pas-luftës. Do të kërkojë përpjekje të mëdha, por unë besoj se institucionet dhe shoqëria jonë civile janë të fuqishme mjaftueshëm. Ne i detyrohemi vetes për këtë, fqinjëve dhe aleatëve dhe gjithë demokratëve në mbarë botën.

*Constanze Stelzenmüller është zyrtare e lartë në Institutin Brookings dhe kontributore në faqen e opinioneve të gazetës “The Washington Post”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Next Post
Roli i Brexit do të ndikojë për angazhimet e BE-së në Kosovë

Negociatat/ Elmar Brok mendon ndryshe nga Fleckenstein: Në fund të 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In