• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testi për punë, nis aplikimi në portalin e mësuesve

by Java News
09/12/2016 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapet portali “Mësues për Shqipërinë” për arsimtarët, të cilët kanë përfunduar fazën e parë të garës për një vend pune, konkurrimin me dosje. Ministria e Arsimit sqaron kandidatët se aplikimi në portal do të nisë pasnesër, ndërsa kandidatët e kualifikuar në fazën e parë do të kenë në dispozicion pesë ditë kalendarike për të kryer procedurën që i hap rrugë testimit të 21 janarit 2017.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë ditës, nga ora 08:00 deri në mesnatën e 16 dhjetorit. Por më parë, ata duhet të tërheqin pranë Drejtorive Arsimore Rajonale fletën e pranimit me qëllim aplikimin në portal. Ndonëse testimi do më shumë se një muaj të zhvillohet, gjatë kësaj kohe kandidatët mund të mësojnë falë programeve orientuese që tashmë janë publikuar në faqen zyrtare të Institutit të Zhvillimit të Arsimit dhe MAS.

APLIKIMI

Mësuesit në kërkim të një vendi pune mund të aplikojnë në rrugë elektronike në www.mesues.arsimi.gov.al nga data 11-16 dhjetor, kur edhe portali të jetë hapur. Aplikimi, i njëjtë me atë të dy viteve të kaluara, konsiston në plotësimin e një tabele me të dhënat personale dhe profesionale, ku përveç gjeneraliteteve, kërkohet niveli i shkollimit, universiteti, titulli i diplomës, mesatarja e studimeve, vitet e punës dhe shkalla e kualifikimit apo trajnimet e certifikimet që zotërojnë kandidatët.

Një pikë e rëndësishme është drejtoria arsimore ku ata dëshirojnë të punësohen, duke përzgjedhur e renditur tre prej vendeve ku do të dëshironin të punonin në rast se fitojnë. Po gjatë kësaj faze, përcaktohet edhe drejtoria ku do të jepet provimi dhe profili i testit që kërkohet. Në fund, shënohet një numër kontakti dhe adresa elektronike për t’u informuar me procedurat në vijim. Ekspertët e arsimit apelojnë për kujdes në fazën e aplikimit, pasi bëhet vetëm një herë e në rast se të dhënat konfirmohen, nuk mund të bëhen ndryshime.

PUNËSIMI

Pas përfundimit të testimit, dalin rezultatet në rend zbritës për çdo profil apo lëndë, në bazë të pikëve që kanë grumbulluar kandidatët. Rregulli është i njëjtë edhe këtë vit. Zgjedh i pari ai që ka më shumë pikë. “Kandidati, i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit/ lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në institucionet arsimore në prezencë të Komisionit të ngritur pranë Drejtorive/Zyrave Arsimore Rajonale”, thuhet në njoftimin e MAS.

Rezultati i provimit është një nga faktorët përcaktues, por vendimtar për t’u punësuar. Pikët e testit kanë 70% të peshës në garën për punë, ndërsa dosja personale 30%. Një shumatore e të dyjave përbëjnë totalin e pikëve që bëjnë rankimin përfundimtar të mësuesve. Sipas Udhëzimit 38, në rast se hapet një vend pune për një profil të caktuar, kandidati me rezultate maksimale punësohet me kontratë 1-vjeçare që quhet provë. Probabiliteti i punësimit është në varësi të pikëve, por edhe të vendeve vakante që hapen në profilin që ata i përkasin.

ma.me

Next Post
Të çmendurit, gjykata e Tiranës izolon 3 persona në muaj

Dëshmia e vajzës që ngacmohej seksualisht nga vëllai: Më thoshte nuk të dua si motër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

October 20, 2026
Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 20, 2026
Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

October 20, 2026
Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

October 20, 2026
Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

October 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha i ndërseu median e familjes ambasadorit të SHBA?

October 20, 2026
Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

October 20, 2026
Aleks Nikës nuk i thyen këmbën

Saliu i universiteteve

October 20, 2026
Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulin pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas, shoqërime të shumta

Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulin pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas, shoqërime të shumta

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com