• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Testi i Gjuhë-Letërsisë/Kundërshtia e Artan Fugës: Përgjigjet e hartuesve ishin gabim. Pyetja e Turit nga Oksfordi? Pesë me hiç

by Java News
15/06/2020 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Artan Fuga duke iu bashkuar reagimeve që shkaktoi testi i Gjuhës dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore, ku u kontestuan pyetjet, pohoi se edhe përgjigjet e dhëna nga hartuesit e provimit ishin gabim.

Ai tha për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se nuk mund të quhet e drejtë një përgjigje që interpretohet.

Mes të tjerash akademiku iu përgjigj pyetjes së gazetarit Sokol Balla për faktin se pyetja e shumë përfolur në test ‘Çfarë bëri Turi’ ishte përkthim nga Oksfori, duke thënë se ajo ishte një ‘pesë me hiç’.

“Mos ta kthejmë në një seancë leksioni metodologjie. Termi metodologji është i gjerë. Në metodologjinë e ndërtimit të një pyetësori, me pyetje të mbyllura, unë po them se në vitin e dytë të shkencave të komunikimit dhe Gazetarisë, nëse një student do të vinte me atë nivel, ai nuk e kalon dot klasën. Se besoj se do të ketë student që të vijë në vitin e dytë që të bëjë ato gabime trashanike. Kur jepen pyetjet e tekstit, të paktën një nga ato përgjigje, të jetë mundësisht e vërtetë. Dhe unë e kam lënë punën e testit, dhe dje pash përgjigjet. Një pjesë e përgjigjeve janë të gabuara.

Nga pikëpamja metodologjike s’mund të thuash ‘e drejtë’ një përgjigje që të argumentohet. Ndonjë nga këto zonjat nuk e di nëse do të jetë gati të diskutojë. Për çfarë do diskutohet? Kur një pyetje është e vërtetë, nuk është e vërtetë sipas interpretimit. Ky quhet opinion.

Të rri t’i shpjegojë asaj zonjës, të vërtetën midisi opinionit referencial, do duhen 4 vite shkollë. Përderisa kam marrë fjalën dhe thash se do të mbështes maturantët që në sekondën e parë, unë e kam parë atë tekstin e Oksfordit, dhe situata është krejt tjetër. Aty kemi një tekst të mbyllur dhe aty bëhen pyetjet për lexuesin e tekstit. Me një tekst të mbyllur mund të bësh përgjigje të tilla. Kur kemi një tekst të hapur, i thuhet një maturanti se; ‘si mendon ti se si mund të vijohet?’. Mund të veprohet nga pikëpamja e ilokucionit. S’je i sigurt se si do të veprojë personazhi.

S’je i sigurt që të zëvendësosh rrëfyesin, pasi ka një ego subjektive. Ose nga pikëpamja e asaj që ti mendon se mund të të pëlqejë ty. Duke nxjerrë këtë tullumbacen e Oksfordit, janë një 5 me hiç. Ndoshta për herë të parë në historinë e njerëzimit, po ngrihet nxënësi kundër mësuesit dhe i thonë; pyetjet tuaja janë budallallëqe.”, tha Fuga.

Next Post
Protestat në SHBA dalin jashtë kontrollit, rrëzohet edhe statuja e “babait” të kombit Thomas Jefferson

Protestat në SHBA dalin jashtë kontrollit, rrëzohet edhe statuja e “babait” të kombit Thomas Jefferson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In