• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Testi i dytë për qeverinë, May i mbijeton mocionit të mosbesimit

by A R
16/01/2019 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryministrja britanike Theresa May i mbijetoi votës së mosbesimit në parlament, duke bërë të mundur që ajo të vazhdojë punën për arritjen e një konsensusi mes ligjvënësve për marrëveshjen me BE-në lidhur me Brexitin.

Ligjvënësit i dhanë qeverisë së Kryeministres May 325 vota pro dhe 306 kundër, vetëm 24 orë pasi e hodhën poshtë me një votë dërrmuese propozimin për Brexitin që ajo kishte arritur me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë që afron 29 marsi, data e caktuar për shkëputjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, Britania e gjen veten të zhytur në krizën më të rëndë politike në gjysmë shekulli, duke u ballafaquar me dilemën se si ose nëse vërtetë duhet të shkëputet nga Bashkimi ku u përfshi në vitin 1973.

Kryeministrja May është zotuar të punojë me politikanë në të dyja krahët për të gjetur një kompromis që do të shmangte rrezikun e një shkëputjeje të pakontrolluar, apo të një referendumi tjetër për shkëputjen. Por ajo ka thënë se nuk tërhiqet nga marrëveshja që është arritur me BE-në dhe që ka acaruar të dyja palët, edhe ithtarët e daljes nga BE-ja edhe ata që duan të mbeten brenda Bashkimit.

John McDonnell i laburistëve të opozitës, tha se zonja May mund të arrijë të sigurojë miratim në parlament, nëse negocion një marrëveshje me Partinë Laburiste. Laburistët kërkojnë një treg të bashkuar mes BE-së dhe Britanisë, si dhe mbrojtje të punëtorëve dhe konsumatorëve në transaksionet tregtare mes Britanisë dhe Bashkimit.

/a.rada

Next Post
Kjo është lagjia e politikanëve në Tiranë, ku fshihej Klement Balili

Kjo është lagjia e politikanëve në Tiranë, ku fshihej Klement Balili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In