• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Testi i drogës/ Policia e Shtetit: Janë ekzaminuar 1736 punonjës policie, 45 kanë rezultuar pozitivë!

by
24/02/2022 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka publikuar rezultatet e testit të drogës për efektivët, ku nga 1736 punonjës kanë rezultuar 45 prej tyre përdorues të drogës.

‘Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të masave parandaluese për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe me qëllim rritjen e standardeve dhe integritetit personal të tyre, nga data 15.11.2021, ka vijuar me ekzaminimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët gjatë karrierës dyshohen për përdorimin e lëndëve narkotike.

Sikurse është bërë e ditur, ekzaminimi filloi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet laboratorit mjekësor “Intermedica” në Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për kryerjen e tij, pa asnjë kosto për punonjësit dhe për Policinë e Shtetit.

Deri tani janë ekzaminuar 1736 punonjës policie, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë.

Për këtë kategori po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Ēshtë përjashtuar nga Policia e Shtetit, 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.

Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin, në veçanti krimin e organizuar, duke krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, si dhe për të larguar nga radhët e saj çdo punonjës policie që abuzon me detyrën dhe me ligjin.

Në këtë kuadër fton sërish qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, sjellje të pahijshme apo abuzim me detyrën nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.’- njofton policia.

/b.h

Next Post
Pushtimi rus në Ukrainë trondit dhe çmimin e naftës, bien tregjet globale të aksioneve

Pushtimi rus në Ukrainë trondit dhe çmimin e naftës, bien tregjet globale të aksioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com