• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Testi i ADN/ Kërkohet zhvarrosja e trupit të legjendës Pele, një grua pretendon se është e bija

by Java News
22/01/2024 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shtetase braziliane pretendon se është e bija e legjendës së futbollit botëror, Pele, i ndarë nga jeta në fundin e vitit 2022. Ndaj ajo ka kërkuar në një gjykatë të Sao Paolo që të zhvarroset trupi i ikonës së futbollit, në mënyrë që të kryhet një tjetër test i ADN-së, pasi i parë ka qenë negativ.

60-vjeçarja Maria do Sokorro Azevedo pretendon se e ëma kishte kaluar një natë pasioni me “O Rei”, por nuk i kishte treguar kurrë më pas atij se kishte mbetur asokohe shtatzënë. “Nuk e bëj për para, për mua nuk ka asnjë ndryshim nëse jam vajza e Pele apo e dikujt që nuk ka para’, tha ajo, duke shpjeguar se e bënte për të çuar në vend fjalët e nënës së saj e cila gjithashtu ishte ndarë nga jeta.

Vetë Pele kishte përfshirë emrin e saj në testamentin e tij dhe kishte pranuar që të bënte testet e ADN-së, por ishte ndarë nga jeta para se të përfundonte procedurat. Megjithatë, fëmijët e tjerë të ish-futbollistit, kishin kryer testet e para në vitin 2022, për të mësuar nëse kishin apo jo një motër tjetër.

Gjithsesi, e veja e Pele, Marsia Aioki, ka deklaruar nëpërmjet avokatëve të saj se do i kundërvihej kërkesës së zhvarrosjes së Pale për të kryer teste të ADN-së, duke e cilësuar atë jashtë logjikës./m.j

Next Post
’21 janari’, Meçe: U vu në zbatim plani B i Berishës! Përgatiti skenarin që turma të provokohej dhe urdhëroi krimin shtetëror

'21 janari', Meçe: U vu në zbatim plani B i Berishës! Përgatiti skenarin që turma të provokohej dhe urdhëroi krimin shtetëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com