• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Test për marrëdhëniet Rama-Erdogan? Profesori gylenist kërkon azil në Shqipëri

by Java News
15/10/2017 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muhammed Aydogmus, pedagogu i Universitetit të Ankarasë, i akuzuar si terrorist nga Turqia, ka kërkuar azil politik në Shqipëri. Tashmë ndalimi nga policia e Durrësit më 8 Tetor të shtetasit turk të shpallur në kërkim Muhammed Aydogmus nuk është vetëm një çështje rutinë e policisë dhe gjykatave shqiptare, por duket se po fut në tension marrëdhënien diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë. Pas arrestimit dhe lirimit nga gjykata e Durrësit Muhammed Aydogmus kërkon zyrtarisht mbrojtje nga shtetit shqiptar bashkë me familjen. Kjo kërkesë pritet tashmë të vendos në provë marrëdhëniet midis Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdogan.

Nga njëra anë Ankaraja e akuzon Muhammed Aydogmus si pjesëtar i organizatës Gyleniste FETO dhe pjesëmarrës në grushtin e shtetit, duke kërkuar ekstradimin. Nga ana tjetër sapo është marrë vesh ndalimi në Durrës I profesorit turk ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm ndërkombëtarët të cilët I kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të mos ta ekstradojë në Turqi.

Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia si pjestar i një organizate terroriste lidhur me Gylenin, por tashmë ai është kthyer në mollë sheri mes Shqipërisë dhe Turqisë, pasi Aydogmus ka kërkuar statusin e azilantit. “Shqiptarja.com” mëson se Aydogmus, është me profesion pedagog në Universitetin e Ankarasë dhe se rezulton të jetë larguar nga Turqia në drejtim të Kosovës dhe më pas ka hyrë në territorin Shqiptar, duke kaluar transit për të shkuar drejt Italisë.

Por pikërisht teksa po kryente procedurat e verifikimit të pasaportave të tij, gruas dhe dy fëmijëve të mitur, nga ana e policisë kufitare është konstatuar se pasaporta e tij ka qënë e falsifikuar. Kaq ka mjaftuar që policia të arrestojë pedagogun dhe materialet hetimore tia kalojë, prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme për dy akuza. Ndërkohë për këtë arrestim është njoftuar dhe ambasada Turke në Tiranë, e cila nëpërmjet rrugëve të saj ka filluar verifikimet për këtë person. Ka qenë pikërisht prokuroria e Durrësit që i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Durrësit, ku kërkonte ndaj pedagogut të arrestuar, masën e “arrestit në burg”.

Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se Muhammed Aydogmus, ka kërkuar të lirohet nga qelia, duke i vënë në dispozicion gjykatës, shumën prej 1 mijë dollarë amerikanë si garanci pasurore. Kjo sasi financiare ka mjaftuar që gjykata të pranojë kërkesën e pedagogut të arrestuar, që konsiderohet si terrorist në Turqi, dhe të vendosë lirimin e tij.Çështja penale e hapur kundër tij, po vijon në gjendje të lirë. Mirëpo nuk kanë kaluar 24 orë nga lirimi i Muhammed Aydogmus nëpërmjet garancisë pasurore prej 1 mijë dollarë, policia e Durrësit, e ka riarrestuar sërisht, pasi nga verifikimet e kryera në sistemin e personave në kërkim, ka rezultuar se ai kërkohej nga drejtësia turke, si person i përfshirë dhe me lidhje me organizatën terroriste “Feto”.

Menjëherë policia ka përpiluar dokumentat me qëllim ekstradimin e tij, dhe sërisht dosja ka kaluar për vlerësim në prokurorinë e Durrësit. Një burim pranë prokurorisë i tha gazetës  “Shqiptarja.com”, se për shtetasin turk kishin kërkuar fillimisht masën e arrestit 40 ditë në burg, masë sigurie kjo standarde që përdoret në të tilla arrestime për qëllime ekstradimi. Por burimet shtuan se çuditërisht, gjykata e Durrësit ka urdhëruar lirimin e tij, pasi siç mësohet Aydogmus ka paraqitur një kërkesë, duke pretenduar se kishte depozituar në autoritet Shqiptare, kërkesën për Azil Politik.

Këtë procedurë Muhammed Aydogmus e kishte bërë pasi ishte liruar herën e parë nga gjykata. E ndodhur në këto kushte, pas lirimit të dytë të pedagogut Aydogmos, prokuroria e Durrësit duke respektuar dhe konventën ndërkombëtare të emigracionit, ka urdhëruar që familja e tij të streohet në kampin e azilkërkuesve në zonën e Babroit në Tiranë.

Pikërisht në këtë vend kjo familje do qëndrojë deri në momentin e sqarimit dhe shqyrtimit të kërkesës së saj për të marrë ose jo statusin e azilantit në Shqipëri.Tashmë çështja e pedagogut Muhammed Aydogmus, ka hyrë në një spirale tjetër, pasi pranimi i kërkesës së tij nga Shqipëria për ti dhënë statusin e azilantit, do të sillte acarimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, por dhe marëveshjes strategjike Rama-Erdogan. Burimet shtuan se pedagogu vijon të qëndrojë në Shqipëri, ndërkohë që çështja kundër tij për akuzën e pasaportës së falsifikuar dhe kalim të paligjshëm kufiri, vijon të jetë e hapur në prokurori.

Mediat Turke: Aydohmus po drekon në Shqipëri
Ndalimi shtetasit turk Muhammed Aydogmus në Shqipëri ka gjetur jehonë në mediat ndërkombëtare dhe në veçanti ato turke. Mediat turke kanë publikuar këtë foto ku pretendohet se Aydogmus është duke darkuar në Shqipëri me disa përfaques të rrymës gyleniste në Tiranë.Sakaq Qendra për Liri në Stokholm thotë se Turqia edhe në këtë rast është duke abuzuar me mekanizmin e Interpolit./shqiptarja

a.ç

Next Post
E mitura e akuzoi për përdhunim, flet 51-vjeçari: Jam familjar i rregullt, bëni analizat e ADN-së

E mitura e akuzoi për përdhunim, flet 51-vjeçari: Jam familjar i rregullt, bëni analizat e ADN-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I hymë detit në këmbë”, Rama flet për drejtësinë: Duhet të garantohet në plan afatgjatë…

“I hymë detit në këmbë”, Rama flet për drejtësinë: Duhet të garantohet në plan afatgjatë…

May 7, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

May 7, 2026
Gjykata shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK, reagon Kurti: Besojmë në pafajësinë e tyre!

Gjykata shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK, reagon Kurti: Besojmë në pafajësinë e tyre!

May 7, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Ndryshimet në Kodin Rrugor pas aksidentit në Durrës, shtyhen diskutimet. Balla: Të njihen të gjithë deputetët

May 7, 2026
Tirana mirëpret Kongresin Botëror të Ligjit, Cremadez: Shqipëria shembull harmonie dhe transformimi drejt BE-së

Tirana mirëpret Kongresin Botëror të Ligjit, Cremadez: Shqipëria shembull harmonie dhe transformimi drejt BE-së

May 7, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

VIDEO / “Qeverisje nga ligji, jo nga forca”, Rama: Vettingu, një pikë kyçe në të cilën ishim ne që besuam të parët

May 7, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Emërimi i Dados, avokati i Veliajt: Po bëhet presion mbi gjyqtarin, do t’i drejtohemi Kuvendit

May 7, 2026
LIVE! Rrëzohet kërkesa e PD për debat mbi raportin e PE. Bardhi: PS kërkon përjashtimin tonë; Balla: Diskutimi më 14 maj

LIVE! Rrëzohet kërkesa e PD për debat mbi raportin e PE. Bardhi: PS kërkon përjashtimin tonë; Balla: Diskutimi më 14 maj

May 7, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Tri parimet që e formësuan dhe kriza që po i sfidon ato… A është ky fundi i mitit politik të Trumpit?

May 7, 2026
VIDEO / Ja uthulla me krimba tek Akademia e Sigurisë, AKU sekuestro ushqimeve dhe gjobë subjektit

VIDEO / Ja uthulla me krimba tek Akademia e Sigurisë, AKU sekuestro ushqimeve dhe gjobë subjektit

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In