• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Terrorizoi me kallash Skraparin, gjykata lë në shtëpi Hekuran Hoxhën

by Ardit Rada
01/05/2020 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hekuran Hoxha, njeriu që terrorizoi tre ditë më parë Skraparin, ka dalë sot para gjykatës së Beratit, ku është njohur me masën e sigurisë. Prokurori i çështjes Gentian Abazaj, i kërkoi trupit gjykues të caktojë masën e sigurisë arrest në burg për Hekuran Hoxhën, ndaj të cilit prokuroria ka ngritur akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit” dhe “Prishjes së qetësisë publike”.

Por ndryshe nga sa ka kërkuar prokurori i çështjes, gjykata sot ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në shtëpi” për Hekuran Hoxhën, duke urdhëruar që ky person të mbahet nga policia në izolim shtëpiak.

Hekuran Hoxha, konsiderohet si person me probleme mendore. Ai jeton me vëllanë e tij, Hysen Hoxha, në një apartament të Skraparit. Pas zgjidhjes së situatës nga negociatori i repartit special RENEA, policia gjeti një automatik kallashnikov të përbërë nga një karikator me 28 plumba.

Sipas vendimit të gjykatës rezulton se ka qenë ora 19:30 e datës 28 prill, kur shefi Komisariatit Ermal Lulaj, ka marrë një informacion se një banor i pallatit 5-katësh në Çorovodë, kishte qëlluar me armë zjarri disa herë. Nga verifikimet e bëra në rrugë operative rezultoi se krismat ishin dëgjuar nga banesa e Hekuran Hoxha, që ndodhet në katin e parë të pallatit 5-katësh, ku jeton ai së bashku me vëllanë e tij Hysen Hoxha, që është invalid, pasi vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Nga ana e policisë është kryer rrethimi i banesës dhe i është bërë thirrje personave të hapnin derën pasi do të kryhej kontroll nga policia. Të dy vëllezërit që ndodheshin brenda në banesë nuk dhanë asnjë sinjal bashkëpunimi, por përkundrazi fikën dritat dhe qëndruan brenda në banesë, pa bërë kundërshtim të punonjësve të policisë apo veprime të tjera me armë. Në momentin që punonjësit e policisë kanë shkuar në afërsi të pallatit dhe ndodheshim në pjesën hyrëse të pallatit kanë dëgjuar një të shtënë me armë zjarri, që ka ardhur nga brendësia e hyrjes se Hekuran dhe Hysen Hoxha. Menjëherë nga ana e policisë janë marrë masat për sigurimin e banorëve të pallatit, duke kryer evakuimin e banorëve dhe atyre që qëndronin në dritare për të parë situatën.

Sërish u është bërë thirrje personave që ndodheshin në banesë për të hapur derën, por me gjithë thirrjet e vazhdueshme Hekuran dhe Hysen Hoxha nuk kanë bërë asnjë reagim. Ndaj dhe mandej është kërkuar ndërhyrja e forcave RENEA.

Me ndërhyrjen e negociatorit të forcave speciale, u arrit që në orën 01:00 të mesnatës së 29 prillit 2020, Hekuran Hoxha të hapi derën e banesës dhe u vetëdorëzua. Brenda në banesë u gjet një automatik tip kallashnikov me 28 fishekë në karikator.

Next Post
“50 ditë pa takuar fëmijët”, Manastirliu publikon historitë e stafit të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”

"50 ditë pa takuar fëmijët", Manastirliu publikon historitë e stafit të shtëpisë së fëmijëve "Zyber Hallulli"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In