Një 35-vjeçar ka qëlluar me automatik në ajër gjatë orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në sektorin Rinia në Durrës.
Pas njoftimit të marrë policia e mbërritur në vendngjarje bëri të mundur identifikimin e autorit duke bërë të ditur inicialet B.D, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Gjatë një kontrolli në banesën e tij blutë e qytetit bregdetar gjetën dhe sekuestruan 12.2 kg Cannabis Sativa.
Policia thotë se i ka referuar materialet procedurale në prokurorinë e Durrësit për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
a.ç