• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Terrorizohet një familje në Shkodër, maskat i grabisin 5 mijë euro me pistoletë në kokë

by Java News
16/12/2017 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja ndodhi në fshatin Dobraç i Ri të njësisë Rrethina në Shkodër. Grabitësit rreth orës 7:15 kanë pritur sapo dy djemtë e shtëpisë, Alban dhe Armend Selimi, kanë shkuar në punë. Menjëherë janë futur në oborr dhe fillimisht kanë kërcënuar të zonjën e shtëpisë e më pas kanë hyrë në banesë duke terrorizuar dy vajzat e familjes, të zotin e shtëpisë dhe fëmijët e vegjël.

Brenda 5 minutave, grabitësit kanë arritur që të marrin 5 mijë euro dhe janë larguar me shpejtësi. E zonja e shtëpisë, edhe pse përballë kishte të armatosur njërin prej grabitësve, ka marrë celularin e saj dhe ka njoftuar njërin prej djemve.

Armend Selimi është nisur me shpejtësi, sepse vendin e punës nuk e ka shumë larg shtëpisë dhe është ndërruar me grabitësit në rrugë, por nga trafiku i makinave s’ka arritur t’i identifikojë se cilët janë ata.

I zoti i shtëpisë Anton Selimi tregon per “Panorama” momentet e tmerrit që kanë përjetuar nga kjo ngjarje e rëndë.

Si ndodhi grabitja?

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes. Sapo kanë dalë dy djemtë, grabitësit kanë qenë duke na ruajtur me një makinë tek dera e komshisë. Djemtë kanë kaluar dhe kanë shkuar për të pirë një kafe afër punës. Në atë moment brenda banesës kemi qenë vetëm unë, dy vajzat që kanë ardhur për vizitë, sepse janë të martuara, fëmijët e vajzave dhe gruaja ime. Janë futur në oborr me një “Alfa Romeo” ngjyrë gri. Të gjithë të armatosur dhe të maskuar. Gruas sime i kanë vënë automatikun në kokë dhe e kanë shtrirë për tokë duke e goditur. Janë futur brenda banesës. Kanë goditur edhe vajzën time, njërën me qytën e armës dhe më pas kanë pyetur se ku janë lekët. Vajza i ka treguar, dhe shumë mirë që i ka treguar. Kanë shpërthyer raftin dhe kanë marrë rreth 5 mijë euro. Më pas janë larguar. Njëri prej djemve është lajmëruar nga gruaja ime dhe ai është nisur me shpejtësi drejt shtëpisë. Mirë që nuk bëri aksident, sepse rruga është e ngushtë dhe e paasfaltuar e po ashtu në atë orar ka pasur trafik për shkak të makinave që çonin fëmijët në shkollë. Brenda një viti kanë ndodhur edhe 5 raste të tjera grabitjesh në këtë zonë, por nuk e di nëse kanë bërë denoncime. Të gjitha këto vjedhje janë bërë ditën, thuajse në të njëjtin orar.

Ju kërcënuan me jetë autorët?

Gruas sime i kanë rënë kokës, e kanë shtrirë për tokë dhe nën kërcënimin e armës i kanë thënë mos lëviz se t’i hedhim trutë në tokë. Më pas kanë hyrë brenda ku ka pasur një fëmijë 2 muajsh, tjetri 2 vjeç, djali tjetër 4 vjeç. Si dhe dy vajzat e mia.

Si kanë vepruar brenda në shtëpi pasi janë futur?

Fillimisht, kanë kontrolluar vetë, por shumë pak më pas kanë bërtitur kur kanë parë vajzën time: “ku janë lekët, ku janë lekët?”. Ajo, e terrorizuar dhe nga frika se mos qëllojnë ndonjë prej nesh apo fëmijët, u ka treguar se janë në raft. Njëri prej tyre me levë ka hapur raftin, sepse ka qenë me çelës dhe ka marrë 5 mijë eurot. Ka pasur edhe lekë shqiptare, por nuk i kanë parë dhe kanë marrë veç eurot.

Sa persona ishin?

Ishin 4 vetë. Të gjithë të armatosur dhe të maskuar. Tre kanë hyrë në banesë dhe një ka ruajtur jashtë. Kur këta tre kanë hyrë brenda, gruaja ime ka pasur telefonin dhe ashtu si ka qenë ka njoftuar njërin prej djemve. Ka rrezikuar shumë, por është tip me karakter të fortë dhe e ka bërë veten të vdekur me idenë për të shpëtuar vajzat dhe fëmijët që ndodheshin në banesë. I ka thënë djalit: “hajde shpejt se po na grabisin dhe është duke u bërë nami i zi”. Pastaj djali është çuar menjëherë nga kafja është nisur me shpejtësi dhe pas tij edhe djali tjetër. Djali im është ndërruar me ta me makina, por grabitësit janë futur në rreshtin e makinave të tjera dhe djali nuk ka mundur ta kuptojë se cilët janë dhe ka menduar se do i gjejë në banesë. Ka ardhur tek banesa djali, por ata kishin ikur dhe më pas ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Ka qenë një terror total për ne, kryesisht për fëmijët. Shyqyr që nuk kishte dëme në njerëz, ndonjë të plagosur, larg qoftë, a diçka e tillë.

Ka ardhur Policia për të kryer veprimet?

Po djali e ka njoftuar. Ka marrë 129-ën për të njoftuar në telefon. Tri herë i ka rënë dhe ata në Polici nuk besonin, sepse kujtonin se djali ishte duke luajtur. Një herë nuk e kanë çuar fare telefonin. Më pas, për 10 minuta, erdhi policia.

Grabitësit ishin në moshë të re?

Po, rreth 30 vjeç kanë qenë. Flisnin dialektin shkodran. Unë mendoj se janë grupe kriminale të strukturuara mirë, sepse nuk kanë qëndruar më shumë se 5 minuta në banesë dhe kanë vepruar me saktësi duke arritur objektivin e tyre. Po jetojmë me shumë frikë tashmë. S’ke garanci për asgjë. Kështu është situata në Shqipëri, s’ka garanci për asgjë në botë. Në tri banesa të tjera kanë hyrë hajdutët kur s’ka qenë askush brenda dhe në disa raste kur kanë qenë në banesa.

ma.me

Next Post
Banda e gjobëvënësve në Shkodër, dëshmia që kryqëzoi të akuzuarit: Lekët që fitonim në muaj!

Banda e gjobëvënësve në Shkodër, dëshmia që kryqëzoi të akuzuarit: Lekët që fitonim në muaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Witkoff dhe Kushner drejt Zvicrës, SHBA dhe Irani gati për raundin e ri të negociatave bërthamore

Witkoff dhe Kushner drejt Zvicrës, SHBA dhe Irani gati për raundin e ri të negociatave bërthamore

June 20, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme

June 20, 2026
Mblidhet sot grupi i PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

Mblidhet sot grupi i PS, në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

June 20, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Firoja e dy subjekteve kryesore elektorale dhe boshllëku përballë tyre

June 20, 2026
SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

June 20, 2026
Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

June 20, 2026
Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In