• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Terrorizmi/ Viti 2016 më i përgjakuri në Europë në 100 vite

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2016 del të jetë viti më i përgjakshëm në Evropë për nga numri i viktimave të sulmeve terroriste në këtë shekull – shumë më keq se më 2015, 2011, 2005 dhe 2004. Megjithatë, numri i viktimave të sulmeve terroriste në shekullin e XXI vështirë se mund të krahasohet me ato të vitit 1972, 1974, 1980 dhe 1988. Në secilin prej këtyre viteve terrorizmi ka marrë mbi 450 viktima, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Francë, Gjermani dhe Spanjë.

Viti 2015, për nga numri i viktimave (148), ishte më i përgjakshmi në Evropën Perëndimore që nga viti 2004, kur nga sulmet terroriste të janë vrarë 196 veta dhe janë plagosur mbi 1900. Numri më i lartë me vdekjeve u regjistrua me rastin e sulmeve terroriste në Madrid, kur treni me udhëtarë shpërtheu duke lënë 191 persona të vrarë.

Përveç Madridit më 2004 dhe Parisit vitin e kaluar, në Evropën perëndimore nga viti 1995 e deri sot kanë ndodhur tri sulme të mëdha terroriste: në vitin 2011 në Norvegji, ku Anderes Breivik vrau 77 njerëz; në vitin 2005 në Londër, kur nga sulmi terrorist u vranë 52 persona; dhe sivjet, kur një shofer kamioni në Nice la 83 persona të vrarë.

Midis viteve 1970 dhe 1994, sulmet terroriste në Evropë kanë qenë shumë më të shpeshta: sulmet e IRA-s, ETA-s, Brigadave të Kuqe, “Viteve të plumbit”…

Në 45 vitet e fundit, në Evropën Perëndimore kanë ndodhur më shumë se 16.000 mijë sulme terroriste, pra mesatarisht 350 në vit – thuhet në statistikat e Global Terrorism Database. Numri më i madh i sulmeve u regjistrua në vitin 1979, kur u kryen 1019 të tilla. Gjatë viteve ‘70, ‘80 dhe ’90 të shekullit të kaluar, çdo javë kanë ndodhur mesatarisht dhjetë sulme terroriste.

Viti e kaluar sigurisht që shënon ngritje në numrin e viktimave të sulmeve terroriste në shekullin XXI. Numri i të vrarëve e të plagosurve është mbi mesataren e 45 viteve të fundit, por ende më i ulët se gjatë viteve 1970 dhe 1980. Viti më vdekjeprurës atëherë ishte 1988, kur terrorizmi në Evropën Perëndimore merr 440 viktima. Numri më i madh i të plagosurve është regjistruar në vitin 2004, në Madrid.

Next Post

Presidenti mendohet në “shezlong”, (mos)reagimi i një njeriu të vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In