• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ambasadat e Rusisë dhe SHBA në Tiranë ‘përplasen’ për sulmet ndaj ISIS në Siri

by
05/10/2015 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar pas lajmeve se gjatë operacionit të ndërmarrë më 30 shtator 2015 nga Forcat Ushtarake Ajrore ruse në Siri kundër Shtetit Islamik janë vrarë njerëz të pafajshëm.

Ambasada ruse deklaron se Forcat Ajrore ruse kanë goditur me përpikmëri objektet e Shtetit Islamik, dhe se nuk ka vrarë civilë.

“Forcat Ajrore të Rusisë filluan operacionin e sulmeve mbi pozicionet e grupimit terrorist Shteti Islamik (ISIS) në Siri të mërkurën, më 30 shtator 2015, pasi

Këshilli Federal (dhoma e lartë e parlamentit rus) i dha miratimin presidentit të Rusisë për të përdorur Forcat e Armatosura të Federatës Ruse jashtë territorit të

vendit. Më herët, presidenti i Sirisë Bashar Asad, i cili aktualisht po lufton kundër terroristëve të ISIS, dërgoi në Moskë një kërkesë zyrtare për t’i dhënë ndihmë

ushtarake vendit të tij. Kështu, sipas legjislacionit të Rusisë dhe të drejtës ndërkombëtare, prania dhe veprimet e Rusisë në Siri janë absolutisht legjitime. Forcat

Ajrore ruse filluan të godasin me përpikmëri objektet e Shtetit Islamik, pasi kishin kryer zbulime nga ajri dhe kishin vërtetuar të dhënat që ishin vënë në

dispozicion nga shtabi i ushtrisë siriane. Në dy ditët e para të operacionit ushtarak avionët rusë kryen me shume se 28 fluturime dhe goditën 17 objekte të Shtetit

Islamik”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.

Menjëherë pas reagimit të ambasadës ruse është kundërpërgjigjur ambasada e SHBA përmes një deklarate në emër të koalicionit.

SHBA, Franca, Gjermania, Katari dhe Arabia Saudite përmes një deklarate të përbashkët kanë reaguar për sulmet sulmet e ndërmarra nga Forcat Ajrore Ruse në Hama, Homs dhe Idlib, të cilat morën jetë njerëzish të pafajshëm dhe nuk vunë në shënjestër ISIS.

“Ne, qeveritë e Francës, Gjermanisë, Katarit, Arabisë Saudite, Turqisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklarojmë sa më poshtë në lidhje me sulmet e fundit ushtarake të Federatës Ruse në Siri:

Ne shprehim shqetësimin tonë më të thellë në lidhje me përforcimet e trupave ushtarake ruse në Siri, dhe në veçanti, sulmet e ndërmarra nga Forcat Ajrore Ruse në Hama, Homs dhe Idlib, të cilat morën jetë njerëzish të pafajshëm dhe nuk vunë në shënjestër ISIS.

Këto veprime ushtarake sjellin përkeqësim të mëtejshëm dhe do të nxisin akoma më shumë ekstremizëm dhe radikalizim.

Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse që të ndalojë menjëherë sulmet e saj mbi opozitën siriane dhe popullsinë civile, dhe të përqëndrojë përpjekjet e saj në luftën ndaj ISIS’thuhet në deklaratën e Përbashkët të SHBA mbi Sulmet e Fundit Ushtarake të Federatës Ruse në Siri.

Next Post

Përballja me Serbinë, ja italiani që do vendosë fatin e Shqipërisë në Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hormuzi mund të sjellë katastrofë digjitale, makthi për vendet e Gjirit Persik

Hormuzi mund të sjellë katastrofë digjitale, makthi për vendet e Gjirit Persik

April 24, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tiranë, finalizohet operacioni “Barriera”, arrestohet 48-vjeçari me arsenal armësh në makinë

April 24, 2026
Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për afatet e paraburgimit të Veliajt

Apeli i GJKKO-së shtyn vendimin për afatet e paraburgimit të Veliajt

April 24, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 300 mijë euro, policia: 42-vjeçari i ka përfituar nga droga

Shpërndanin drogë afërsi shkollave në Tiranë, lihen në burg 14 të arrestuarit

April 24, 2026
BE miraton zyrtarisht kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

BE miraton zyrtarisht kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

April 24, 2026
Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

April 24, 2026
“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

April 24, 2026
Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

April 24, 2026
Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

April 24, 2026
Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In