• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Terrorizmi kibernetik/ Rama për ‘Washington Post’: Irani nuk ia doli të shkatërronte infrastrukturën digjitale të Shqipërisë!

by
26/09/2022 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm kur Irani të jetë i lirë Qeveria shqiptare do të konsideronte rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pasi i prishi ato prej sulmeve kibernetike të muajve të fundit. Deklaratën e ka bërë Kryeministri Rama në një intervistë të dhënë për Washington Post. Ai u shpreh i bindur se Irani do të sulmojë sërish, sepse është i motivuar nga urrejtja.

Shkrimi i plotë i Washington Post

Vendimi historik i Shqipërisë i këtij muaji për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas sulmeve masive kibernetike, filloi me një hetim të nivelit të lartë, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Tim Starks të gazetës së njohur amerikane ”Washington Post”. FBI dhe një ekip nga Microsoft punuan me ekspertë të huaj dhe shqiptarë për të identifikuar katër grupe të veçanta hakerash që qeveria iraniane dihet që i sponsorizon, veçanërisht jashtë Ministrisë së saj të Shërbimeve Sekrete.

”Një prej tyre ishte në mesin e 10 grupeve më të mëdha të terrorizmit kibernetik, gjurmët e të cilëve janë zbuluar gjithashtu pas sulmeve ndaj Arabisë Saudite, Izraelit e kështu me radhë”, tha Rama.

”Hakerët e korrikut ishin të prirur për shkatërrimin e shërbimeve qeveritare, 95 për qind të të cilave Shqipëria i ka zhvendosur në disponueshmërinë online, pasi radhët e gjata më parë detyronin disa njerëz të prisnin me muaj për licencat dhe certifikatat”, shtoi ai.

”Në bazë të hetimeve, shkalla e sulmit ishte e tillë që synimi pas tij ishte shkatërrimi i plotë i infrastrukturës sonë për të na çuar në epokën e letrës dhe në të njëjtën kohë, zhdukja e të gjitha të dhënave tona. Ndjesia jonë e parë është se ata nuk ia dolën të shkatërrojnë infrastrukturën. Shërbimet janë rikthyer. Së dyti, të dhënat. Po, ata morën disa, por praktikisht jo me ndonjë rëndësi të veçantë”, theksoi kryeministri Rama.

Një grup që e quan veten ”Homeland Justice” mori përgjegjësinë për sulmin, me sa duket i frymëzuar nga Shqipëria që strehon anëtarët e grupit disident iranian Mujahedeen-e-Khalq, ose MEK.

Rama nuk i përmendi me emër katër grupet që hetimi i cilësoi përgjegjës.

Kur Shqipëria urdhëroi dëbimin e diplomatëve iranianë dhe ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike, disa e përshëndetën atë si ndoshta veprimi më i fortë që një vend kishte ndërmarrë ndonjëherë si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kibernetik. Por, disa ngritën pikëpyetjen nëse ky model do të funksiononte edhe për vendet e tjera duke pasur parasysh se disa nga ”lojtarët” më të mëdhenj në hapësirën kibernetike, si Kina, do të ishte më e vështirë të frenoheshin.

”Shqipëria nuk ka pasur marrëdhënie të rëndësishme me Iranin, kështu që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Vende të tjera mund të jenë në gjendje të përdorin qasjen që bëri Shqipëria, në varësi, së pari, nga tërësia e çdo hetimi, në mënyrë që të ndihen të sigurt në dëbimin e diplomatëve, dhe së dyti nga shkalla e dëmtimit që shkaktojnë sulmet”, deklaroi Rama.

“Po godet praktikisht vendin duke shkatërruar infrastrukturën më të rëndësishme”, thotë Rama për sulmet e Iranit.

”Falë Zotit, goditjet nuk janë të dukshme, plagët nuk janë fizike, por gjithsesi mbetet një agresion, një sulm dhe një dëm i drejtpërdrejtë për sovranitetin kombëtar… A do t’i ruanit ju marrëdhëniet me një vend që ju sulmon?”, pyet ai. Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmin dhe ka dënuar reagimin e Shqipërisë.

Fjalimi në OKB

Rama bisedoi me mua pas fjalimit të tij në OKB. Ai kritikoi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe dënoi rezolutën e Këshillit të Evropës, të vitit 2011, që përmendte akuzat për trafikimin e organeve gjatë luftës së viteve 1990 në Kosovë, pretendime që Rama tha se përbënin “një nga rastet më të këqija të realitetit të shtrembëruar” dhe për të cilin “nuk kishte asnjë provë ose dëshmi”. Ai gjithashtu rekomandoi që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime të mëtejshme në hapësirën kibernetike.

”I bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara, përfshirë Këshillin e Sigurimit, të fokusohen më seriozisht dhe konkretisht në trajtimin e sigurisë kibernetike duke investuar në parandalimin dhe të ndihmojnë të gjitha vendet anëtare të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme”, tha Rama.

”NATO dhe SHBA kanë dhënë ndihmë pikërisht për këtë për Shqipërinë”, më tha ai.

”Shqipëria ka punuar për të ndërtuar një mbrojtje më të fortë kundër sulmeve kibernetike përpara korrikut, por ai tha se kjo kërkon kohë dhe shumë para’. NATO dhe SHBA janë përpjekur ta përshpejtojnë atë që nga sulmi i korrikut dhe një sulm tjetër pasues nga Irani”, tha ai.

“Nuk e kishim realisht presionin e kohës, siç ndodh tani pas këtij sulmi të tmerrshëm që u pasua nga një tjetër”, tha Rama.

Hakerët kishin qenë brenda rrjeteve shqiptare që prej 14 muajsh, përpara se të sulmonin, sipas një alarmi që FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës publikuan javën e kaluar.

Fundi i lojës

”Irani do të sulmojë sërish, sepse është i motivuar nga urrejtja”, parashikon Rama.

Në çfarë rrethanash do ta rishqyrtonit vendimin tuaj për marrëdhëniet  diplomatike?

“Një Iran i lirë”, thekson Rama.

Next Post
Rrezik për tornado në Jon/ Ja harta ku pritet të ndodhë fenomeni

Rrezik për tornado në Jon/ Ja harta ku pritet të ndodhë fenomeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga atentati në Pogradec, dy vëllezërit vendosën kamera pranë burgut të Drenovës

Detaje nga atentati në Pogradec, dy vëllezërit vendosën kamera pranë burgut të Drenovës

July 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaosi i ri”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar, por…

July 1, 2026
Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Vala e të nxehtit rrezikon edhe shëndetin mendor, paralajmërojnë studiuesit

July 1, 2026
Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

Në dyvjetorin e vdekjes së Kadaresë: Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne

July 1, 2026
Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

July 1, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Kërkesat e protestuesve, Denaj: Duhet tryezë dialogu, të kuptojmë cilat nene kundërshtojnë…

July 1, 2026
Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

July 1, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

July 1, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabilitet

July 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, ja sa do jenë temperaturat

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In