• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Terrorizmi elektoral” i Kavajës, strategjia antiligjore e Lulzim Bashës

by A R
11/04/2017 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha duket se ka vendosur të shkojë shumë larg me protestën e tij ndërsa në qorrsokak po hyjnë edhe 27 parti të tjera të opozitës. Një ditë më parë, kreu i PD zbuloi nga çadra planin për pengimin e zgjedhjeve të Kavajës. Duke paralajmëruar një protestë, siç e quajt ai kombëtare, Basha deklaroi me plot gojën se zgjedhjet e 7 Majit në Kavajë do të pengohen përmes një “lëvizje popullore”.

“Kemi vendosur mbajtjen e një proteste të madhe kombëtare për të pamundësuar me forcën e bashkimit, përmes një levizje popullore, paqësore dhe demokratike, zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi” – tha dje kreu i opozitës duke paralajmëruar kështu bllokimin e zgjedhësve të lirë që duan të shprehin vullnetin e tyre më 7 maj.

Në një situatë të tillë, 7 Maji pritet të jetë një provë sesa do t’i përgjigjen militantët Lulzim Bashës për të ripërsëritur skenarët e dhunës të vitit 1998. Por këtë herë me një ndryshim: Një bllokim i mundshëm i zgjedhësve të lirë përmes dhunës do të ishte i pari rast jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.

Zgjedhjet e parakohëshme në Kavajë pritet të jenë edhe një provë për qeverinë, autoritetet e sigurisë së rendit, misionin e OSCE dhe ambasadorët e huaj. Kjo sepse janë një sërë nenesh të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe atij Penal që e ndëshkojnë ligjërisht tubimin e paralajmëruar të Bashës.

Neni 3 i Kodit Zgjedhor parashikon se “Çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod”.

Po ky Kod në pikën 2 të Nenit 77 shprehet se “Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”.

Por Kodi Zgjedhor ka përgjithësisht në fokus rregullumin e procesit dhe si objekt merr në të shumtën e rasteve vetëm subjektet zgjedhore. Kështu, duke qenë se opozita nuk është regjistruar si pjesë e fushatës elektorale, kundravajtja ligjore që synon pengimin e zgjedhësve apo ushtrimin e dhunës ditën e votimeve, ndëshkohen përmes Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë

Në Nenin 329 të KP përcaktohet qartë se “Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga tre muaj gjer në dy vjet. Kanosja apo përdorimi i dhunës që i bëhet komisionerit, vëzhguesit, numëruesit si dhe çdo zyrtari tjetër të ngarkuar me zgjedhjet për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të veprimtarisë së tij në administrimin zgjedhor dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet”.

Gjithashtu, në rast të një skenari të rrethimit të qendrave të votimit nga militantët e PD, Kodi Penal parashikon qartë format e dhunimit dhe dënimin e autorëve.

“Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrë apo dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në një vit. Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerët zgjedhorë, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet” – shkruhet në Nenin 330 të Kodit Penal.

Megjithatë përpara një skenari të mundshëm dhune në Kavajë, Basha mund të hetohet paraprakisht për deklaratat që bëjnë thirrje për bllokoimin e procesit zgjedhor. Prokuroria e Përgjithshme ka detyrimin që të nisë një procedim penal, por kjo do të ndodhtenë rastin kur organi i akuzës të ishte serioz dhe të kishte vullnet.

Kështu, rreth 40 ditë pasi Lulzim Basha bëri thirrje për thyerje xhamash, shpim gomash dhe tërheqje zvarrë të zyrtarëve, Prokuroria ishte e detyruar të pranonte kallzimin e Policisë së Shtetit, por nuk ka asnjë përfundim. Pra, për 40 ditë organi i akuzës nuk është i aftë të hetojë 4 fjali.

Në rastin e zgjedhjeve të Kavajës, që janë një paralajmërim edhe sesi do të zhvillohen zgjedhjet e 18 Qershorit, Partia Demokratike nuk do të përbëjë ndonjë precedent sa i përket bojkotit.

Në vitin 2015 subjekti politik më i madh në opozitë, nuk mori pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Kurbinit, pasi tërhoqi kandidatin e saj, Altin Biba. Fillimisht PD regjistroi kandidatin Altin Biba i cili dha dorëheqjen, por KQZ nuk pranoi kërkesën e PD-së për të regjistruar Ilir Pjetrajn si kandidat dhe në të njëjtën kohë nuk pranoi as dorëheqjen e Bibës. Kjo për shkak të tejkalimit të afatit. Në këto kushte PD vendosi t’i bojkotojë zgjedhjet në këtë bashki. /JAVANEWS.al/

https://www.javanews.al/wp-content/uploads/2017/04/A-DO-KETE-PERPLASIE-CIVILE-ZGJEDHJET-NE-KAVAJE.mp4
Next Post
Sachi: Juventus ekip i madh, i ka mundësitë të eliminojë Barcelonën

Sachi: Juventus ekip i madh, i ka mundësitë të eliminojë Barcelonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In