• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Terroristi i kapur me drogë iku, të arrestohen gjyqtarët që e liruan. Gjin Gjonit t’i ndërpritet leja e lindjes”

by Java News
23/10/2019 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Mentor Kikia kërkon dënimin e 3 gjyqtarëve që caktuan masën “arrest shtëpie” për Abdulselam Turgut, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, i cili rezultoi sot se ishte pjesë e organizatës terroriste “QUDS”.

Kikia e quajti skandaloz faktin që një person i kërkuar në 5 shtete dhe i kapur me 1 ton drogë të nxirret nga burgu.

Ai fajëson gjyqtarët Gjin Gjoni, Agron Papajanin dhe Hysni Demirajn, si fajtorët kryesorë që nuk garantuan ekstradimin e Turgut drejt Gjermanisë, ku ishte i dënuar.

Turgut u la në arrest shtëpie në 2011, por në momentin kur po përgatitej ekstradimi i tij drejt Gjermanisë, ai ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte arratisur jashtë vendit.

Sot, Policia e Shtetit deklaroi se Abdulselam Turgut organizonte celulën terroriste ‘’QUDS’’ për të goditur Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në ditën e Novruzit një vit më parë.

Mesazhi i Mentor Kikisë:
Meqë trafikanti iku, arrestoni gjykatësit. Bëni drejtësi! Nuk reshtëm së bërtituri atë kohë për këtë skandal.
Kemi shkruar e folur pa fund për lirimin e trakantit turk që sot doli një nga anëtarët e celulës terroriste iraniane.
Por askush nuk deshi të dëgjojë. Një bandë gjykatësish vazhduan të qetë karrierën e zhvatjes.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një trafikant, që kërkohet në 5 shtete për 1 ton kokainë, të nxirret nga burgu e të sigurohet në arrest shtëpie. E ku, në një vend pa adresë.
Di njeri të thotë ku bie shtëpia: Kthesa e Kamzës, kati i 8? Nuk ka asnjë. Ose ka qindra shtëpi që janë në katin e 8 në dhjetra pallate tek Kthesa e Kamzës. Ku janë sot këta gjyqtarë?
Përse nuk arrestohen? Gjin Gjoni ka marrë edhe leje lindjeje për të shtyrë vettingun.
Reforma thjesht disa prej tyre i ka përjashtuar, por po gëzojnë të qetë paratë e trafikantit turk.
KLD kryesohej atëkohë nga Bamir Topi, President i Republikës dhe Kreshnik Spahiu, nënkryetar. Mund të dine dhe këta ndonjë gjë.

Next Post
“Kam ndenjur me dy burra. Çfarë është ky muhabet 10 euro ora?”, dalin bisedat e rrjetit të prostitucionit në mes të Tiranës

“Kam ndenjur me dy burra. Çfarë është ky muhabet 10 euro ora?”, dalin bisedat e rrjetit të prostitucionit në mes të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com