• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Terrori tatimor, ngec ekonomia, rënie në të gjithë treguesit

by A R
09/11/2015 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presioni i lartë ndaj bizneseve nisur që nga 1 shtatori, kur qeveria nisi aksionin ndaj informalitetit rezulton të ketë frenuar aktivitetin ekonomik këtë muaj, siç e dëshmojnë pothuajse të gjitha statistikat zyrtare. Ndonëse qëllimi i qeverisë në luftën ndaj informalitetit, që është mbi 50%, është absolutisht i drejtë, debatet ishin të shumta mbi mënyrën si u zhvillua ai, si thirrjet se kjo është luftë, përqendrimin fillimisht te bizneset e vogla, ashpërsimin e gjobave, që hyjnë në fuqi nga 12 nëntori (ashpërsimet në Kodin Penal janë ende në diskutim), konsiderimin si fajtor vetëm të bizneseve, çka krijoi ngarkesë negative tek bizneset e individët, që rezulton se kanë frenuar konsumin dhe investimet, në një ekonomi që ishte tashmë e brishtë dhe ku zhvillimet e vetme janë lajmet e shumta për koncesionet në shumë fusha.

Kjo tendencë konfirmohet nga të dhënat e shtatorit, të publikuara zyrtarisht deri tani, që janë zhgënjyese dhe flasin për një frenim të ndjeshëm të aktivitetit ekonomik:

-Paraja gjithsej në qarkullim ka rënë me 4.5 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend dhe shpejtësisë me të cilën qarkullon ajo, çka nënkupton tkurrje të vëllimit të aktivitetit fizik të prodhimit e tregtisë.

-Komisioni Europian paralajmëroi se konsumi do të jetë i dobët përsa kohë që individët dhe bizneset do të jenë të pasigurt derisa politikat e qeverisë të jenë të paqarta.

-Euro ka rënë në nivelet më të ulëta në gati dy vjet, duke zbritur poshtë 139 lekë në fund të javës së kaluar, teksa tregtarët kanë stepur aktivitetin e tyre dhe kanë reduktuar blerjet jashtë vendit.

-Importet në shtator ranë me 7.4%, duke paralajmëruar për konsum të dobët.

-Zyrtarisht në dy tremujorët e parë të vitit, konsumi ka rënë përkatësisht me 1.1 dhe 3.2% dhe sinjalet, nisur nga shifrat e deritanshme, janë që kjo tendencë do të vazhdojë.

-Banka e Shqipërisë rishikoi sërish së fundmi me ulje rritjen ekonomike në 2.5%, ndërsa BERZH i uli më tej pritshmëritë në 2.3%. Edhe rritja prej rreth 2.7% në 6 – mujorin e parë ka qenë e nxitur nga elementë rastësorë e të paqëndrueshëm, si energjia në tremujorin e parë dhe ndërtimi (nga punët publike në prag të zgjedhjeve) në tremujorin e dytë.

-Eksportet kanë qenë në pikiatë për gjithë vitin dhe për 9 – mujorin tkurrja ishte gati 4%. Rënia është gjithsesi më afatgjatë dhe e lidhur dhe me faktorë të tjerë, si humbja e konkurrueshmërisë së bizneseve, apo kërkesa e dobët, gjithsesi sipërmarrësit e këtij sektori tremben se nga aksioni rrezikojnë të goditen më shumë të ndershmit.

-Kredia e re për ekonominë ishte minimale në shtator, me huanë në euro që ishte në nivelin më të ulët të 10 viteve dhe atë në lekë, që nuk ishte parë nivele kaq të ulëta që prej 4 vitesh. Rënia e vazhdueshme e stokut të huasë në 7 nga 9 muajt e këtij viti është një tregues i qartë i frenimit të investimeve.

-Të ardhurat buxhetore për 9 – mujorin ishin 7 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar me ulje në mes të vitit dhe në muajt në vijim pritet të ndryshojnë pak, pavarësisht vrullit të aksionit. Në kahun tjetër kjo nënkupton se financat do të jenë të detyruara të kryejnë më pak shpenzime për të ruajtur deficitin buxhetor të pandryshueshëm, duke hedhur më pak para në ekonomi.

MONITOR

Next Post

Referundim britanik në varësi të samitit europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

Rikthimi i ujit në Vlorë, drejtori i UKV: Në orët e pasdites i gjithë qyteti kthehet në normalitet

December 30, 2025
Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Nis hetimi/ Gara kthehet në tragjedi, u mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

December 30, 2025
“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

“Kujdes nga mesazhet në Whatsap…”, Policia e Shtetit, paralajmërim për fushatë mashtruese

December 30, 2025
Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

December 30, 2025
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

December 30, 2025
Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

December 30, 2025
12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

December 30, 2025
A do i njohë PD zgjedhjet? Kaso: Duke parë duke bërë, duhet të presim të gjitha hallkat

“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë

December 30, 2025
CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com