Franca tronditet sërish nga një sulm me automjet. Këtë herë viktimë ka mbetur një fëmijë vetëm 8-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin francez Paris.
Shënjestër e sulmit ishte një piceri ku vogëlushja ishte me prindërit e saj.
Mësohet se autori i sulmit ka përplasur në drejtim të picerisë një veturë, duke lënë të vdekur vajzën e vogël.
Po ashtu, raportohet se në ngjarje janë plagosur rëndë edhe 5 persona të tjerë.
Raportohet se autori i sulmit u arrestua nga forcat e sigurisë menjëherë pas ngjarjes. Ende nuk jepen të dhëna për identitetin e personit.
Autoritetet e sigurisë në Francë janë vendosur në gadishmëri të plotë. Nuk dihet nëse sulmuesi, një 39-vjeçar, ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë.
Ndërkohë, nuk ka ende një përcaktim nëse kemi të bëjmë me një akt terrorist. Për momentin hetuesit thonë se ngjarja ka pak gjasa të lidhet me terrorizmin.