• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Territorialja’/ Ndreu: Bashkitë janë produktive, kanë ulur borxhin 50%! S’është e vërtetë që s’ka shërbime në zonat rurale

by Java News
07/09/2022 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu është shprehur kundër ndryshimit të Reformës Territoriale. Në Komisionin e “Territoriales”. Ndreu tha sot se me formulën aktuale të gjithë janë të përfaqësuar me këshillin bashkiak.

“Të marrim rastin e Lezhës që është përqendruar në një. Problemi më serioz nuk janë elementët që janë të realizuar. Përfaqësimi është realizuar. Çdo njësi vendore është e përfaqësuar në këshillin bashkiak. Jo me një.

Por me dy dhe tre persona. Ky është argument pa sens. Kush të dojë mund të vijë dhe të marrë emrat e këshillit bashkia. Nëse duhet të përfaqësohet për çdo shtëpi dhe derë ky është problem tjetër. Unë konstatoj gjatë kohës që drejtoj problem është mënyra e menaxhimit. Pse një dy apo 5 bashki difektojnë ne të dalim në konkluzione”, deklaroi ai.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës ka thënë e ndarja e  territorit është jo efektive. Në fjalën e tij gjatë Komisionit të Reformës Territoriale, u shpreh se bashkitë janë produktive dhe kanë ulur borxhin 50%. Ai shtoi se bashkinë e ka marrë me 4.6 miliardë lekë borxh ndërsa sot borxhi është 1 miliard lekë. Ndër të tjera theksoi se në zonat rurale ka shërbime.

“Bashkitë janë të vetmet institucione që e kanë ulur borxhin 50%. Unë e kam marrë bashkinë me 4.6 mld lekë të vjetra borxh. Sot është më pak se 1 miliardë. Bashkitë që kanë ulur borxhin do të thotë se kanë performuar në nivele të mira. Ngrihet problematika e mosdhënies së shërbimit në zonat rurale. Nëse organizon punën dhe ngre strukturat arrin.

Në zonat rurale kemi bërë 300 km kanale kulluese që nuk i ka prekur njeri për 30 vite. Nëse ne nuk i bëjmë produktive tokat që me një shi mbushen me ujë. Kemi ndërhyrë në rrugë rurale. Kemi adresuar problemet e ujit në mënyrë të detajuar. Të paktën mbi 8 projekte me qeverinë dhe përmes KFV-së ne i kemi adresuar.

Kemi bërë një sistem. Kam dëgjuar histori por çështja e të ardhurave është problem serioz. Sistemi i vjeljes së taksave në zonat rurale është i vështirë. Nëse ke 4 vjet reformë territorial dhe nuk ke të dhëna të sakta apo taksa arbitrare që i vë të gjithëve njësoj për territore të ndryshme. Të paguajnë njësoj taksën e pastrimit kjo është absurde. Duhet punë”, tha Ndreu.

g.kosovari

Next Post
“Nuk vijnë arkitektë me 60 mijë lekë”, kryebashkiaku me 6 mandate kërkon rishikim të pagave

"Nuk vijnë arkitektë me 60 mijë lekë", kryebashkiaku me 6 mandate kërkon rishikim të pagave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In