• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Territorialja me qeveri teknike”, Boçi: Të shtohet numri i bashkive, të zbatohen rekomandimet e BE

by A R
04/01/2026 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa reflektimin e maxhorancës, demokratët nuk do të ulen në tryezën e Reformës Territoriale. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili është edhe bashkëkryetar në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale në një intervistë për A2CNN pohon se vijimi i punës në këtë komision duhet bërë pasi të largohet Edi Rama si kryeministër dhe vendi të udhëhiqet nga një qeveri teknike.

Sipas Boçit klima politike nuk është e duhura për të bërë reforma, duke akuzuar maxhorancën se i ka bllokuar të gjitha hapësirat opozitës.

“Do duhet përkthyer në largim të kësaj qeverie, krijimin e një qeveria tranzitore që ndër të tjera realizon Reformën Territoriale. Duhet të ketë edhe refleksion në Parlament, opozita duhet të ketë të drejtat e saj, duhet të ketë të drejtën për komisione hetimore, për mocion me debat, për interpelanca me Kryeministrin që nuk vjen, me zëvendës kryeministren që është kapur në korrupsion. Për më të tepër duhet respektuar edhe konsensusi politik”, u shpreh Boçi.

Por nëse plotësohen kushtet për t’u ulur në tryezë, demokratët duket se kanë gati propozimet e tyre.

“Ne kërkojmë shtimin e numrit, sepse jemi përballë një numri të madh që ekzistonte por që çonte shërbim te qytetari i fundit dhe tashmë jemi në një zvogëlim por ka zbrazur Shqipërinë…”, u shpreh Boçi.

Reformën e vitit 2015 e quan të dështuar, ku sipas tij harta është ndarje elektorale dhe jo administrative.

Për nënkryetarin e PD, bashkitë do duhet të kenë më shumë kompetenca, pasi kjo është kërkesa edhe nga Bashkimi Evropian.

“Ndarja duhet të jetë logjike. Me synim që të ruhet autonomia vendore dhe të ruhen kompetencat. Kjo është kritika më e madhe nga BE”, tha Boçi.

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale kërkon që të respektohen te gjitha rekomandimet që vijnë nga unioni europian.

Next Post
“Kush zotëron naftën, kontrollon kombet!” Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e “arit të zi”

“Kush zotëron naftën, kontrollon kombet!” Venezuela, shteti i parë në botë për rezervat e “arit të zi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

“Lufta po vjen”/ Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

November 2, 2026
Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In