• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Territoralja nuk përmbush objektivin, shpenzimet për personelin më të larta se në 2010-ën

by A R
11/01/2018 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre vite nga nisja e zbatimit, Reforma Territoriale ka humbur funksionin e saj për të kursyer shpenzimet e personelit. Të dhënat për ecurinë e buxheteve bashkiake, publikuar nga financatvendore.al, tregojnë se shpenzimet për personelin arritën në fund të nëntëmujorit 2017 në 14.6 miliardë lekë më shumë se sa dyfishi i vitit 2010.

Ministria e Financave në relacionin e buxhetit 2018 referon se këto shpenzime u rriten për shkak të transferimit të disa funksioneve, në arsim, bujqësi dhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale pushteti lokal.

Duke sqaruar këtë pjesë ministria e Financave bën me dije se, se gjatë viteve 2016-2017 për shkak të funksioneve të transferuara buxheti i bashkive është rritur me 7.6 miliardë lekë. Nga kjo shumë rreth 500 milionë lekë kanë shkuar për mirëmbajtjen e rrugëve që tashmë është funksioni i bashkive dhe konsiderohen si investime kapitale. Duke konsideruar se e gjithë pjesa e mbetur prej 7 miliardë lekësh ka shkuar vetëm për rrogat e funksioneve të transferuar, shpenzimet për personelin janë rritur në krahasim me 2010.

Në vitin 2010 kur ishin rreth 370 njësi vendore me gjithë komunat, shpenzimet për personelin ishin 7.3 miliardë lekë për periudhën 9 mujore, ndërsa në të njëjtën periudhe të 2017, duke zbritur fondin e funksioneve të transferuara ( 14.6 mld lekë -7.1 mld lekë =7.5 mld lekë) shikohet se shpenzimet e personelit të vjetër bashkiak janë në rritje.

Gjithashtu pesha e shpenzimeve për personelin vendor në raport me totalin e shpenzimeve ka ardhur me rritje te ndjeshme pas reformës territoriale, nga 18% në vitin 2010 në gati 25% për 9 mujorin 2017.

Rritja e shpenzimeve të personelit dhe atyre operative nuk pajtohet me objektivin madhor të reformës administrative dhe territoriale, rritjes së eficiencës operacionale dhe tkurrjes së kostove administrative.

Shpenzimet kapitale shënuan një kthesë të rëndësishme pozitive gjatë kësaj periudhe, kthesë që mund të jetë nxitur deri diku prej zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

Në total bashkitë investuan rreth 20.4 miliard lekë, rreth 2.4 herë më të larta krahasuar me nivelin e regjistruar një vit më parë, sipas të dhënave nga portali i financave vendore. Fokusi kryesor i shpenzimeve kapitale të financuara nga të dy nivelet e qeverisjes mbetet infrastruktura e transportit, strehimi, urbanistika dhe ujësjellës-kanalizimet. Luhatjet e forta në nivelin e investimeve varen nga një mori faktorësh përfshirë këtu transfertat nga ministritë e linjës dhe nga FZHR, por edhe nga kuadri ligjor për prokurimin publik i cili kërkon ndjekjen e disa proceseve të cilat mund të kërkojnë një periudhë kohe edhe më të gjatë se 3-4 muaj. /Monitor/a.m.

Next Post
Drejt zgjidhjes ngërçi për KLP, plotësohen kandidaturat nga shoqëria civile

Shpenzimet në drejtësi, kategoritë që përfitojnë shërbimin falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolucioni pa popull

Revolucioni pa popull

October 31, 2026
Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

October 31, 2026
Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

October 31, 2026
Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

October 31, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

Çupi: Berisha non grata edhe në protestën e tij! PD po lufton për numra dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda opozitës

October 31, 2026
Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

“Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë

October 31, 2026
Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

October 31, 2026
VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

VIDEO/ Shqiptari dhe dy grekë shkaktuan shpërthimin me 6 viktima në Greqi gjatë vjedhjes në pallat, përfundojnë në pranga

October 31, 2026
Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Irani shkurton afatin për hapjen e Hormuzit, Araghchi vendos kushtet për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

October 31, 2026
Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

Policia shoqëron 5 protestues të maskuar për akte dhune: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In